Flash News

KRYESORE

Një ‘luftë’ e re për Dua Lipën me Taylor Swift, shkaku Kanye West

Një ‘luftë’ e re për Dua Lipën me Taylor Swift,

Dua Lipa e ka shprehur hapur pëlqimin për reperin dhe bashkëshortin e Kim Kardashian, Kanya West por kjo nuk i ka pëlqyer disave. Këngëtarja me origjinë shqiptare madje ka marrë dhe kërcënime me jetën.

Këto kërcënime vijnë nga fansat e Taylor Swift për një arsye shumë të fortë. Në një intervistë Dua është pyetur se cili këngëtar i pëlqen më shumë, Taylor Sëift apo Kante West dhe ajo ka zgjedhur reperin. Në vitin 2009 Sëift dhe West kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe ky sherr ka vazhduar ndër vite. Madje ata vazhdojnë “sulmet” kundrejt njëri-tjetrit edhe nëpërmjet teksteve të këngëve të tyre.

Më pas Dua Lipa është detyruar të japë një përgjigje më të gjatë për të qetësuar dhe fanat e Taylor:

“Unë kam folur për muzikën e tyre, jo për ata si njerëz. Taylor Swift është e mahnitshme por unë jam fanse e Hip Hop-it dhe për këtë arsye zgjodha Kante West. Fansat e këngëtares më dërgonin mesazhe të ndryshme duke nënkuptuar: “Ju do të vdisni”.”

Të fundit