Flash News

KRYESORE

Një mënyrë më e shpejtë për të zbuluar autizmin?

Një mënyrë më e shpejtë për të zbuluar

Shkancëtarët që janë marrë me eksperimente për zbulimin herët të autizmit, pohojnë se studimi që ata kanë bërë mund ta zbulojë këtë sëmundje me një vërtetës prej 96 për qind. Sipas tyre, kjo bëhet duke marrë mostrat e gjakut të pacientëve.

Ky zbulim është publikuar në PLoS Computational Biology dhe është tentativa e fundit, pas shumë syresh, për të gjetur testin e gjakut për diagnostifikimin e çrregullimeve nga autizmi, sëmundje e cila godet një në 68 fëmijë.

Studimi i udhëhequr nga dr. Jurgen Han, i Institutit Politeknik Rensler, ka matur nivelin e 24 proteinave të lidhura me autizmin në gjakun e pacientëve, ndërsa shkencëtarët thonë se ekziston baza e dyshimit se kombinime të caktuara të nivelit të këtyre proteinave janë karakteristike për autizmin. Por ata ende nuk mund të japin një konfirmim të sigurt për këtë.

Të fundit