Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Në fund të muajit maj, dy javë pas pas publikimit të përgjimeve audio që më vonë u emërtua “skandali Babale”, e që i kushtuan burgun vëllait të Ministrit të Brendshëm, u nënshkrua një marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me Ernst & Young. Kompania private amerikano-gjermane e auditimit financiar, me seli në Londër, u soll në Shqipëri për të bashkëpunuar me agjencitë shqiptare kundër krimit ekonomik dhe evazionit. Siglimi i marrëveshjes nuk do të siguronte vetëm ekspertizën e rrjetit ndërkombëtarë të EY në fushën e pastrimit të parave dhe aseteve kriminale, por edhe praninë në Shqipëri të Lou Bladel, një nga drejtuesit më të njohur të FBI-së amerikane.
Njeriu që ka drejtuar çështje si ajo e Edward Snowden dhe David Petreus, ish-drejtori i CIA-s. Në vitin 2016, pas njëzet e gjashtë vitesh në shërbim të shtetit të tij, Bladel dha dorëheqjen nga FBI, dhe nisi një karrierë të re si Drejtor Ekzekutiv për hetimet e mashtrimet pranë kompanisë Ernest & Young. Prej muajit maj, dhe deri më sot, emri i Bladel dhe funksionet e tij në Shqipëri nuk kishin gjetur më jehonë. U desh rikthimi i “skandalit Babale”, për të sjellë përsëri në vëmendje të opinionit publik ish-agjentin e FBI-së.
Sipas një investigimi të kryer nga emisioni “Real Story”, i cili drejtohet nga gazetari Sokol Balla, ka qenë pikërisht Bladel që ka kryer, në dobi të Kryeministrit, hetimin për “Babalen”. Gjithmonë sipas këtij investigimi, “kreu i qeverisë ka ngritur një grup pune investigativ me ekspertë vendas dhe të huaj”. Në funksion të këtij grupi, Bladel ka braktisur rolin për të cilin autoritetet shqiptare e kishin kontraktuar kompaninë Ernest & Young (luftën kundër korrupsionit brenda saj), për t’u kthyer në drejtuesin e grupit të kundërzbulimit të Kryeministrit. Burimet e “Real Story” flasin për “një angazhimi vullnetar të këtij grupi ekspertësh shqiptarë dhe te huaj për te verifikuar akuzat e renda qe hidhen nga opozita ose media kritike me qeverinë, ndaj zyrtarëve të lartë, përtej retorikes politike, por si fakte. A janë te vërteta akuzat publike ndaj Ramës, Ballës, Xhafës, Gjiknurit, Ahmetajt, Dakos, Sejdinit? Ky grup duket se po grumbullon për këto akuza përgjigjet. Përfshirë edhe çështjet Babale dhe Xhisiela Maloku."
Në editorialin e Real Story hidhen dyshime, sigurisht të ngjizura nga burimet që mund të kenë për qëllim edhe vetë krijmin e dyshimeve ose futjen e tyre në debatin publik, se opozita po ndihmohet në këtë fushatë nga elementë brenda SHISH: “Ekspertët i kanë pohuar Kryeministrit se 'çështja Babale' është çuar në tryezën e opozitës nga ata që vetë Edi Rama në reagime të mëvonshme i ka quajtur si 'skuta të errëta të shtetit'. Sipas burimeve, grupi i ekspertëve thuhet se ka vënë në tavolinën e Kryeministrit, fakte që çojnë ne dyshimin e arsyeshëm se këto skuta fshihen në pushtetin gjyqësor. A janë ata gjykatës, apo prokurorë? A është vettingu arsyeja e 'hakmarrjes' së këtyre njerëzve apo ish-njerëzve të drejtësisë, jo thjesht ndaj qeverisë, por ndaj njeriut direkt përgjegjës të mazhorances për reformën në drejtësi? Një prej pistave të tjera ku grupi i ekspertëve pranë Kryeministrit ka rënë në gjurmë të korrozionit të hallkave të pushtetit me opozitën, në këtë plan të koordinuar, sipas burimeve, për të goditur mazhorancën, janë përfshirë edhe segmente të larta drejtuese të kupolës së shërbimeve sekrete, besnike ndaj qeverisë së vjetër”.
Këto qëndrime, në dukje të shkëputura nga ndonjë vepër e John Le Carré, ku bashkë me dyshimet, ngrihet edhe alibia se Rama është në shënjestër si përgjegjës i reformës në drejtësi (në fakt një projekt i SHBA dhe BE-së), nëse një ditë do të konfirmohen, do të jenë dëshmia e një lufte me mjete të tjera midis mazhorancës dhe opozitës. Ku krijimi i institucioneve paralele të hetimit, pa asnjë bazë ligjore, për të zbuluar “grupet armiqësore antiparti”, është një kthim në periudhat më të errëta të historisë sonë. Ky grup kundërzbulimi, i drejtuar nga një "mercenar" në oborrin e Kryeministrit, i financiuar nga taksapaguesit për të zhvilluar hetime, jo në dobi të interesit publik, por të mbijetesës politike të një përfaqësie të vogël të mazhorancës, i jep trajta krejt autoritare një qeverie që prej kohësh vepron pa kurrëfarë balancash midis pushteteve.
"Po bëjmë shtet"- thotë Rama. Po, shtetin e tij!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38