Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Pak ditë më parë kryeministri Rama justifikoi nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese me argumentin se “është më mirë një djep bosh se sa djalli brenda”. Ai nënkuptoi se gjyqtarët e kësaj gjykate janë djaj, janë të korruptuar, po rrëzohen nga vetting-u dhe, kështu që më mirë të rrimë pa gjykatë deri sa ajo të bëhet me gjyqtarë të drejtë dhe të ndershëm.
Kryeministri Rama ka patur kohë mjaftueshëm, 20 vjet deri më tani që nga 1998-ta, për të treguar se ai ka diçka prej njeriu që di ta përdorë politikën, jo vetëm për epshet dhe ngasjet e veta personale. Kjo duket krejtësisht e pamundur dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një fatkeqësi për këtë vend, fatkeqësi, mesa duket, e pakthyeshme
Mënyra e vetme që ka përdorur njerëzimi për të shmangur kaosin, tiraninë, dhunën ka qenë politika. Mënyra e vetme që është gjetur nëpërmjet demokracisë për të mos lejuar që një vend të bjerë nën kësi diktaturash të poshtra është kufizimi dhe kontrolli i pushtetit, është ndarja e pushteteve, është llogaridhënia e qeverisë.
Mënyra e vetme që kanë përdorur njerëzit e dominuar nga epshi dhe lakmitë për të justifikuar luftën ndaj këtyre kufizimeve ka qenë ndërtimi i një bote të re të drejtë, të moralshme, të virtutshme etj., i cili bën të lejushme çdo “sakrificë”, jo vetëm shkatërrimin e institucioneve, por edhe vrasjet. Kështu kanë bërë jakobinët, kështu kanë bërë komunistët, kështu kanë bërë fashistët etj. Për ta duhet një përmbysje e plotë, duhet një ndarje e qartë mes të korruptuarës dhe të ndershmes, dhe më pas ngrihet bota e re…
Filozofi Isaiah Berlin në një mesazh nga fundi i jetës, thotë se të gjitha fatkeqësitë njerëzimit i kanë ardhur nga idetë që predikojnë të drejtën e plotë, barazinë absolute, ndershmërinë e plotë. Njeriu, thotë Berlin, nuk mund të kërkojë të jetë i drejtë në ekstrem, sepse atëherë do të jetë i pamëshirshëm, nuk mund të kërkojë liri ekstreme, sepse atëherë do të jetë i papërgjegjshëm, dhe “ujku mund të hajë delen”, nuk mund të luftojë për barazi të plotë sepse atëherë do të jetë i padrejtë me ata që kanë aftësi të mëdha krijuese, nuk mund të luftojë për një botë me njerëz absolutisht të virtutshëm, sepse do të kufizonte shumë liri etj. Në fund të fundit, njerëzit kanë diferenca dhe janë qenie që bien në mëkat.
Ajo që tha Rama tregon se ai nuk ka kufi në ndjekjen e epshit të tij dhe nuk ka kufi në përdorimin e çdo justifikimi, sado mjeran të jetë ai justifikim. Duke thënë se “më mirë djepi bosh se sa djalli brenda”, Rama nënkupton se ne mund të kemi Gjykata Kushtetuese vetëm kur ajo të ketë brenda njerëz të ndershëm. Pra, qeveria mund të lejohet të ketë pushtet absolut, pa qenë e kontrolluar, nqs kontrolli nuk bëhet nga një gjykatë e ndershme. Implikimi i parë i kësaj logjike është se vendi mund të mbetet edhe pa qeveri nqs do të përdoren të njëjtat kritere si për Gjykatën Kushtetuese. Implikimi i dytë është se qeveria mund të mbledhë Kuvendin dhe të shpallë një ligj që thotë se Kushtetuta ndryshohet me shumicë të thjeshtë, meqë Gjykatë Kushtetuese nuk kemi që ta shqyrtojë dhe ta rrëzojë. Pastaj, a nuk tha një këshilltare e kryeministrit në vitin 2013, kur Rama ndryshoi me akt normativ Statusin e Nëpunësit, se “ata besojnë se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me akt normativ”. Më pas Rama mund të vendosë që Shqipëria shfuqizon pluralizmin dhe nuk ka zgjedhje. E kështu me radhë.
Arsyetimi i Ramës për Gjykatën Kushtetuese do të duhet të shokonte çdokënd, çdo jurist, studiues, gazetar, ambasador apo zëvendësambasador që del flet budallallëqe për ligjin e magjistraturës, ambasadoreshë që nuk ka shfaqur kurrë kapacitetin të thotë diçka të qenësishme mbi kushtetutën, demokracinë, por veç gumëzhima mbi “reformën e madhe që iu duhet shqiptarëve”. Arsyetimi i Ramës do të duhet të ishte i papranueshëm dhe kazus për “kryengritje” nga kushdo, por mesa duket ajo që njihet si elita në media, në botën akademike dhe politikë është vetëm një zhargan i mjerë, instrument i qeverisë dhe nuk mund të presësh gjë.
Në dhjetor të vitit 1998, SHBA ishte në një krizë të plotë politike për shkak të çështjes Levinski dhe të nisjes së procedurës për shkarkim të presidentit Clinton. Republikanët, që kontrollonin Kongresin, hetimi i prokurorit Keneth Starr, e kishin tronditur Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin. Vetë demokratët po i hiqnin mbështetjen Presidentit. Për ta bërë më të rëndë gjendjen, kryetari i Kongresit, Bob Livingston, një njeri që kërkonte me ngulm dorëheqjen e presidentit Clinton, dha vetë dorëheqjen. Ai tha se “para shumë vitesh kam tradhëtuar gruan time, kam patur një marrëdhënie jashtëmartesore. Në këto kushte unë nuk mund të jem ai lloj lideri që dua të jem”. Të dy blloqet e Kongresit, demokratë dhe republikanë, e duartrokitën, por kjo e vuri presidentin Clinton në një situatë të tmerrshme. Livingston po jepte dorëheqjen për një marrëdhënie jashtëmartesore të para disa viteve, kur nuk ishte kongresmen i SHBA-së, ndërsa Clinton nuk po e jepte për diçka të kryer në zyrën e punës dhe në kohën kur ishte në detyrë. E jashtëzakonshme.
Kryetari i grupit të demokratëve, Dick Gephardt, mbajti një fjalim të rrallë. Ai i kërkoi Livingston-it të qëndronte në krye të Kongresit. Ai tha se nuk mund të hynte gjithë Kongresi në një test puritanizmi, sepse nuk ishte kjo mënyra se si mbroheshin interesat e amerikanëve. Gephardt e vlerësoi lart kongresmenin Livingston dhe i tha se një test i tillë puritanizmi do të shkatërronte SHBA-në dhe do të paralizonte të gjithë vendin, institucionet dhe demokracinë.
Nqs do të bëhet një test si ai i vettingut të gjyqtarëve për Ramën, a do ta kalonte ai? Po ministrat Ahmetaj, Gjiknuri, Xhafa, Bushati? Po Ruçi? Po kryetari i bashkisë Veliaj? Po drejtorët e Policisë, po ata të Tatimeve?
Rama ka thënë se dikur jetonte me qera, se kishte vetëm 3 mijë euro. Tashmë jeton në një shtëpi të madhe në Surrel. Po veshjet e shtrenjta, po takimet me njerëz të dënuar, po vendimet antikushtetuese të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese si ai i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i kontrollit të numrave imei, i unifikimit të kompetencave të INUK, po mbrojtja për Roshin etj? Edhe sikur Rama të ishte kryetar i KPK-së do ta hiqte vetë Ramën, sepse është i pambrojtshëm. Nuk ia vlen të flasësh për Veliajn. Ahmetajn apo Xhafën.
A e ka Rama kurajon e kryetarit të Kongresit, Bob Livingston? A ka bërë Rama gjëra më shumë se sa ka bërë kongresmeni Livingston? A mund të thotë Rama siç tha Livingston se “unë nuk jam ai lloj lideri që doja të isha pas zbulimit të marrëdhënies sime jashtëmartesore? A mund të largohet Rama në emër të ndershmërisë dhe të drejtësisë? A është përgjegjësia e Ramës krahasuar me atë të gjyqtarëve në të njëjtin raport, siç ishte ajo e Livingston me Clinton? Livingston, megjithë kërkesën e Gephardt nuk u kthye më dhe ishte kryetari i Kongresit të kontrolluar nga Republikanët.
Rama, edhe po të jetë i ndershëm sa Livingston, dhe po të ketë mëkate aq sa kishte Livingston, dhe të japë dorëheqjen si Livingston, nuk mund të justifikojë zhbërjen e Gjykatës Kushtetuese, edhe sikur ajo të jetë e ndershme sa presidenti Clinton në çështjen Levisnki. Në fund të fundit, presidenti Clinton ishte politikan. Livingston nuk do ta kërkonte kurrë për Gjykatën Supreme atë që kërkoi Rama për gjyqtarët. Një politikan, çfarëdoqoftë, nuk mbështet, aq më tepër detyron, mbylljen e Gjykatës.
Jemi me të vërtetë përballë një gjendjeje të rrezikshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38