“Një muaj kohë dhe më pas shohim”, Bayern nuk pret më

Bayern i ka dhënë kohë edhe një muaj mesfushorit Thiago Alcantara. Spanjolli ka shumë vite që luan në Mynih, por këtë sezon nuk ka bindur edhe aq shumë me performancat e tij.

Sport Bild raporton se rekordmenët e Bundesligës kanë një plan të qartë. Trajneri Hansi Flick do të presë edhe një muaj për të parë nëse Bayern duhet ta lejojë atë të rikthehet në Barcelonë – ku edhe ka një ofertë ekzistuese – apo duhet të rinovojë.

Thiago ka një vlerë rreth 50 mln euro aktualisht. Për të ka shfaqur interes edhe PSG, por deri tani ai ka në mendje vetëm rikthimin në “Camp Nou”.