Flash News

KRYESORE

Një muaj paraburgim për tre deputetët e Kosovës

Një muaj paraburgim për tre deputetët e Kosovës

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilët u arrestuan sot derisa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës, janë dërguar menjëherë në paraburgim.

Tre deputetëve të arrestuar mësohet se u është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh, raporton KTV.

Urdhërarresti i Gjykatës Themelore ndaj këtyre deputetëve ishte me kohë i specifikuar me këto masa.

Mediat kosovare bëjnë me dije se tre deputetët e arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj janë dërguar në një burg jashtë Prishtinës. Arsyeja e arrestimit është hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend ditën e djeshme.

 

Të fundit