Flash News

KRYESORE

Një muaj pas ‘zhdukjes’, shfaqet për herë të parë Melania Trump

Një muaj pas ‘zhdukjes’, shfaqet për herë të
Melania Trump që pas ndërhyrjes kirurgjikale në veshka ishte ‘zhdukur’, dukë bërë mediat të flasin, të shkruajnë e të aludojnë se ku ndodhej Zonja e Parë e SHBA-ve. Të shumtë ishin ata që justifikuan Melania-n që po merrte veten nga operacioni, por megjithatë gazetarët u interesuan se sa zgjaste rikuperimi tek specialistët. Sipas mjekëve specialistë, një ndërhyrje e tillë si ajo e Melania-s, nuk e lodh shumë organizmin dhe mund ta marrë veten pacienti për një ditë. E megjithatë, pas gjithë këtyre thashethemeve, ajo bëri mbrëmjen e djeshme daljen e saj të parë publike pas një muaji të zhdukjes së saj totale. Melania Trump u shfaq në krah të Donald të saj në një event në Shtëpinë e Bardhë për t’i bërë homazh familjeve të të rënëve në betejë.

Të fundit