All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Një muaj pasi emërtoi bibliotekën ‘Hamit Beqja’, Veliaj kërkon miratimin e Këshillit Bashkiak

All - Paragraf - 1

Në 4 nëntor bashkia e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat ku bëhej e ditur rikonstruksioni i një biblioteke, e cila mban emrin ‘Hamit Beqja’. Lajmi është pasqyruar edhe nga mediat.

All - Paragraf - 3

Sot bashkia ka njoftuar se në datën 21 dhjetor do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak ku ka publikuar edhe projekt vendimet që janë në rendin e ditës dhe që do të hidhen për votim.

Ajo që bie në sy është pika e fundit ku shkruhet “P/Vendim “Për emërtimin e një biblioteke bashkiake me emrin “Hamit Beqja”””.

Siç shihet, një muaj pasi e ka pagëzuar vetë bibliotekën, Veliaj duket se po kërkon legjitimitetin e Këshillit Bashkiak. Duket se në datën 4 nëntor, kur njoftoi mediat për bibliotekën në fjalë, kryebashkiaku kishte vendosur vetë edhe si do të quhej, dhe tashmë pas një muaj kërkon miratimin e Këshillit Bashkiak.

Kompetencën për të miratuar emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, bibliotekave dhe shkollave, është e Këshillit Bashkiak dhe kjo e kryebashkiakut. Por në këtë rast Veliaj ka dal mbi këshillin.

Rendi i ditës, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës në 21 dhjetor

Lajmi, Erion Veliaj e inaguroi bibliotekën

Të fundit