Flash News

KRYESORE

Një ndër modelet më të paguara, sot është e pastrehë

Fitonte 1 milion dollarë në vit për 20 ditë punë, ishte ndër modelet më të paguara dhe pozonte në kopertinat e revistave më të famshme. Sot, Nastasia Urbano (57-vjeçe) është e pastrehë dhe jeton në rrugët e Barcelonës.

Një ditë isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel. Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse aktori amerikan David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë.

Por jeta e modeles së fmashme mori komplet rrjedhë tjetër kur u takua me mashkullin me të cilin ra në dashuri dhe u bë dhe babai i fëmijëve të saj. Ajo shprehet se ai e la pa para.

E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme. Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMË dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!

57-vjeçarja tani vuan nga depresioni dhe jeton në rrugë, sepse është dëbuar nga shumë shtëpi sepse nuk mund të paguante qiranë.

Të fundit