Një nga PD dhe dy nga LSI, KQZ u jep mandatet e deputetëve tre kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin e deputetit tre kandidatëve, një nga radhët e PD-së dhe dy nga  LSI.

Tre deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri nga Partinë Demokratike, Vasil Sterjofski dhe Edmond Stojku nga Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Numri i deputetëve në Parlament ka arritur në 120. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen në Parlament në seancën e radhës.