Flash News

KRYESORE

Një nga viktimat e Shkodrës e paralajmëroi vrasjen e tij, gazetari nxjerr videon

Një nga viktimat e Shkodrës e paralajmëroi vrasjen e tij,

Referuar vrasjes së dy vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali në Shkodër, gazetari Artan Hoxha bëri publike në emisionin “JAVA në RTSH” një material video, ku njëri prej viktimave duket se e paralajmëron vdekjen e tij. Bëhet fjalë për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018.

Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/video.mp4"][/video]

Të fundit