Flash News

KRYESORE

Një njeri si Ronaldo, dhurata dhe letra emocionuese për ekipin e femrave!

Një njeri si Ronaldo, dhurata dhe letra emocionuese për ekipin e

Cristiano Ronaldo tregon se ka dhe një zemër të madhe. Portugezi ka dhuruar këpucë futbolli për kombëtaren U-17 të femrave të shtetit të tij.

Ylli i Juventusit i ka lënë dhe një letër emocionuese atyre duke i kërkuar të punojnë fort dhe të realizojnë ëndrrën që kanë.

"Unë ju dërgoj këto këpucë të vogla me shpresën se do t'ju ndihmojnë të realizoni ëndrrën tuaj. Kur isha fëmijë, kisha një ëndërr të thjeshtë, por të çmendur. Jo, jo, nuk ishte lloji i ëndrrave që keni, kur flini. Kjo ishte një nga ato ëndrrat, që ju dëshironi aq shumë të bëhen të vërteta, jo vetëm t’i shihni në gjumë, natën kur flini. Doja të bëhesha lojtari më i mirë i futbollit në botë. Unë ia kushtova jetën kësaj ëndrre, në palestër, gjatë stërvitjes, bëra gjithçka që ishte e nevojshme për ta realizuar.

"Është e rëndësishme të keni një ëndërr, por edhe më e rëndësishme është të punoni shumë për ta arritur atë. E imja është realizuar dhe shpresoj se e njëjta gjë do të ndodhë me ju. Ndiqni ëndrrat tuaja, pa hezituar! Nëse unë e bëra, mund ta bëni edhe ju. Urime për kualifikimin në fazën e dytë. Përqendrohuni dhe mbajini sytë drejt fitores së radhës. Fat të mirë dhe shijoni këpucët. Cristiano Ronaldo”.

 

Të fundit