Flash News

KRYESORE

Një ‘Oscar’ i vonë për Di Caprion, Rudina bën gafën e radhës

Një ‘Oscar’ i vonë për Di Caprion, ka bërë Rudinen të bëje gafën e radhës. Rudina Magjistari e cila prej vitesh moderon emisionin e pasdites në Tv Klan shpesh herë është gjendur në faqet e portaleve për “gafat” e njëpasnjëshme që bën.

Rudina edhe pse drejton një emision që trajton tema të kulturës dhe show-bizzi-it duket se nuk është e përditësuar që në vitin 2016 ku Leonardo Di Caprio fitoi “Oscar-in” e tij të parë. Di Caprio gjatë gjithë karrierës së tij si aktor nuk kishte fituar asnjëherë këtë çmim edhe pse rolet e tij kanë qenë të arrira profesionalisht dhe lajmi i marrjes së këtij çmimi u bë aq viral sa janë bërë dhe “meme” të ndryshme për entuziasmin e aktorit.  

Në një intervistë me të ftuaren e saj në studio me Kiaren, Rudian u shpreh se Di Caprio s`ka fituar kurrë një Oscar.

“Kur kam qenë në Itali merrja pjesë në konkurse bukurie dhe dilja e dyta. Kur erdha në Shqipëri thashë të merrja pjesë në konkurset e bukurisë shqiptare dhe mora pjesë tek Miss Shqipëria. Thashë ta provoja në Shqipëri se u bëra si Leo Di Caprio që donte Oscar,”- kishte thënë Kiara, ndërkohë që Magjistari ndërhyri duke thënë “Që se mori kurrë”

Të fundit