Flash News

KRYESORE

Një parti e re politike për 2020-ën? Hajdari: Disa gjëra t’i lëmë surprizë

Një parti e re politike për 2020-ën? Hajdari: Disa gjëra

Rudina Hajdari, bashkëkryetare në komisionin për sistemin elektoral, në intervistën e parë për 2020-ën është ndalur te realizimi i reformës zgjedhore.

 “2020 do jetë patjetër përfundimi i reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, do jetë vit i rëndësishëm pas vitit që lamë pas, do jetë i vështirë po ashtu, por një vit së vërtetës. Partia Demokratike por edhe partitë e tjera opozitare e panë veten ngushtë se nuk kishin mundësi për të dhënë kontributin brenda parlamentit. Janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm se një vit më parë se po ta mbani mend, një vit më parë ishin më pak te predispozuar për t’u marrë me reformën zgjedhore”, u shpreh Hajdari për Report Tv.

Gjithashtu Hajdari është pyetur nëse në 2020 do ta shohim si kryetare partie.

“Nuk do ndalem, do shoh mundësinë të jap kontributin tim modest. Demokracia në vend ka çaluar vitet e fundit dhe mendoj se 2020 duhet të jetë rikthimi në bazë dhe ringritja e një demokracie të shëndoshë”, tha Hajdari.

-Ndoshta edhe e një partie të re?

“Kjo është për t’u parë. Disa gjëra duhet t’ua lëmë surprizave”, ka thënë Hajdari.

Të fundit