Flash News

KRYESORE

Një person gjendet i vdekur brenda në makinë

Një është gjetur i vdekur në mjetin e tij. Policia bën me dije se shtetasi H. M i moshës 61 vjeç punonjës roje në një objekt privat është gjetur pa jetë në mjetin “Volksvagen”.

Në makinë u gjet po ashtu një mangall me prush çka dyshohet se mund të ketë sjellë edhe asfiksimin e 61 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.01.2018, në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat, në mjetin tip “Volksvagen” është gjetur i vdekur shtetasi H.M, (roje objekti privat) vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

Të fundit