Flash News

KRYESORE

Një person humbi jetën, si është situata në Lezhë

Një person humbi jetën, si është situata në Lezhë

Edhe Lezha po përballet me një situatë të vështirë, si shkak i tërmetit të fuqishëm. Madje, deri tani u konfirmua zyrtarisht se në Lezhë u shënua edhe një viktimë.

Deri në orën 11.00 autoritetet lokale kanë bërë këtë pasqyrim mbi situatën pas tërmetit me magnitudë 6.4.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-26-at-11.48.14-1.mp4"][/video]

Ne Bashkine Kurbin - kemi te demtuara 18 pallate, banoret e te cileve jane evakuuar dhe po qendrojne ne mjedise te sigurta.

Njekohesisht kemi edhe shume banesa ne Njesite Administrative Mamurras, Fushe-Kuqe dhe Milot, per te cilat grupet e vleresimit jane duke i verifikuar ne terren.

Bashkia ka kerkuar 50 cadra, pasi specialistet kane konkluduar se banesat e demtuara jane te pabanueshme.

Ne Bashkine Kurbin kemi nje qytetar te vdekur dhe disa te cilet jane demtuar lehte.

Bashkia Lezhe - Grupet e verifikimit jane ne terren. Ka demtime ne strukturat ndertimore ne disa pallate dhe banesa dhe po presim mendimin e specialisteve per vleresimin e banueshmerise se tyre.

Prane spitalit rajonal jane paraqitur 15 qytetare te lenduar lehte dhe 2 te tjere te lenduar me rende, por jashte rrezikut per jeten.

Bashkia Mirdite - Nga grupet e vleresimit nuk kemi qytetare te lenduar, por kemi disa banesa  te cilat jane demtuar, nje pjese e te cilave kane marre edhe nje demtim te meparshem nga termeti i muajit Shtator.

Mesimi ne shkolla eshte pezulluar dhe po behet verifikimi i gjendjes se shkollave nga grupet perkatese te vleresimit.

Të fundit