Flash News

KRYESORE

Një person i vdekur dhe 8 të plagosur nga aksidenti në Kosovë

Një person i vdekur dhe 8 të plagosur nga aksidenti në

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi në aksin rrugor Prishtinë – Podujevë,në fshatin Merdare. Sipas Policisë së Kosovës, dy automjete, një me targa  gjermane (Volkswagen) dhe një me targa të Republikës së Kosovës u përplasën (Audi).

“Si pasojë, një person nuk përballoi dot plagët e marra e humbi jetën. Viktima është B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, drejtuesi i veturës Audi.

Personat e tjerë të dëmtuar u dërguan në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore. Me ardhjen e emigrantëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë shtohet rreziku i aksidenteve.

Sot në Rahovec ka ditë zie pas aksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak, ku humbën jetën tri persona dhe tri të tjerë u lënduan rëndë. Në gjashtë muajt e fundit, mbi 40 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës.

Të fundit