Flash News

KRYESORE

Një pjesë e studentëve në Australi sot risinin sërish mësimin

Një pjesë e studentëve në Australi sot risinin sërish

Duke filluar nga sot, studentët në Territorin Verior të Australisë pritet të rikthehen në mësim.

Sipas Departamentit të Edukimit të Territorit Verior në shkolla duhet të shmangen shtrëngimet e duarve, përqafimet, puthjet dhe aktivitete që përfshijnë kontaktet e afërta fizike.

Ky territor ka raportuar vetëm 28 raste të infektuarish, sipas qeverisë dhe 11 pacientë janë rikuperuar.

Ndërkohë, territori ka kryer më shumë se 3,600 teste deri më tani dhe është i vetmi rajon australian që nuk raporton asnjë vdekje të lidhur me Covid-19, sipas të dhënave të siguruara nga Departamenti i Shëndetit në Australi.

Aktualisht, territori kërkon që të gjithë udhëtarët që hyjnë në kufi të karantinohen me detyrim për 14 ditë .

Të fundit