Flash News

KRYESORE

Një pjesë e Tiranës pa drita, dëmtohet fidri te nënstacioni i Selitës.

Një pjesë e Tiranës pa drita, dëmtohet fidri te

Disa zona të kryqytetit, janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi që është bërë në nënstacionin e Selitës. Sipas OSHEE kjo ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në gropën e themeleve të një pallati, ku është dëmtuar fidri 334 i nënstacionit të Selitës.

Për shkak të terrenit jo të favorshëm, parashikohet që punimet për riparimin e dëmit të shkaktuar dhe rikthimin e energjisës tek Unaza e Re, një pjesë e Laprakës, Pallatet Hawai, dhe ish Fusha e Aviacionit, të zgjasin rreth 2 orë.

Të fundit