Flash News

KRYESORE

“Një popull debil mund të helmohet”, pedagogu denoncon substancën që po rrezikon banorët e Tiranës

“Një popull debil mund të helmohet”, pedagogu denoncon

Pedagogu Sokol Abazi ka denoncuar mënyrën se si bashkia e Tiranës po shtron pistat e biçikletave në Tiranë. Abazi thekson se boja që po përdoret për këto pista është e përbërë nga akrilate, substanca me rrezik shumë të madh për shëndetin e njeriut që shkaktojnë dëme në rrugët e frymëmarrjes, mëlçi, lëkurë si dhe janë kancerogjene.

Pedagogu kritikon edhe kompaninë që po merret me këtë projekt, pasi shtrimi i substancës gjatës natës e bën më të rrezikshme për njerëzit sepse gjatë ditës ajo luftohet nga rrezet e diellit.

Reagimi i pedagogut Sokol Abazi:

NJE POPULL DEBIL MUND TE HELMOHET!

Prane shtepise time Bashkia po realizon nje nga veprat e saj me te mira, pistat e bicikletave. Pergezime!

Nga eksperienca ime e doktoratures ne kimi radikalare mund te them me bindje te plote se tapeti qe po shtrojne ne toke, eshte i perbere nga akrilate, substanca me rrezik shume te madh per shendetin e njeriut qe shkaktojne deme ne rruget e frymemarjes, melci, lekure si dhe jane kancerogjene. Me mijra banore te qytetit (midis tyre dhe ish Ministra dhe Qeveritare qe jetojne prane Bllokut), perfshire dhe qindra femije te vegjel te pafajshem, i nenshtrohen per dite te tera gazrave te ketyre substancave dhe askush nuk mendon per ta.

Profesionalizmi i kompanise qe po e realizon kete veper le shume per te deshiruar, pasi e hedhin kete shtrese gjate nates. Duhet qe ta dine qe procesi i polimerizimit te ketyre substancave, pra tharja dhe si rrjedhim eleminimi i monomereve akrilate qe perbejne rrezik per popullaten, favorizohet nga rrezet ultraviolet qe ka drita e diellit. Pra shtrimi i ketij tapeti duhet te behet gjate dites sepse naten akrilatet vetem avullohen duke helmuar popullaten, kurse gjate dites polimerizimi i tyre i shpejt i ben ato me pak volatile dhe si rjedhoje me pak te demshme.

Kryetari i Bashkise para se te mburret per 'veprat' e tij, duhet te verifikoje perberjen e ketij tapeti si dhe ate qe quhet MSDS per komponentet e tij.

Ministri i Mjedisit dhe ai i Shendetesise kane fjalen e tyre per te thene gjithashtu!

Por ska gje helmojeni kete popull debil se ai e meriton, pasi ju ka zgjedhur, dhe sic thuhet cdo popull e meriton Qeverine e vet!

Une nuk e konsideroj veten debil prandaj po shprehem dhe po protestoj! Po TI?

Të fundit