Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Sinjali i parë i ardhur nga Presidenti i Republikës ishte cinik. Vizion Plus dha lajmin, se sipas burimesh konfidenciale nga presidenca, Meta mund të mos e dekretonte Sandër Lleshin për shkak të implikimit të tij në ngjarjet e 21 janarit. Në qarqet mediatike u pa si dinakëri tipike e Metës për t'u kujtuar, si atyre në të majtë ashtu dhe atyre në të djathtë të spektrit politik, tundimet e vjetra të 21 janarit. Fakti që vetë Ilir Meta, asokohe aleat qeveritar i Berishës, ishte arsyeja se pse qe thirrur populli në shesh, e bënte sureale dhe cinike deklaratën e dalë nga Presidenca.
Ditët po shkonin drejt skadencës së afatit 7 ditor dhe Presidenti nuk pasqyronte nxitim. A do ta dekretojë Meta Sandër Lleshin? dukej më shumë si një pyetje për t'u bërë se sa si një shqetesim real. Gjenerali i ushtrisë nuk dukej se fshihte në veprimtarinë e tij civile apo shtetërore 'skelete' që mund ta kthenin mbrapsht në rrugën e karrierës.
Vetëm pas shpalljes së dekretit, pra Jo-së së papritur të Presidentit, u mor vesh nga burime mediatike të pakonfirmuara zyrtarisht, se Meta kishte kërkuar një takim në Presidencë me gjeneralin e propozuar për ministër. Zërat thonë se ka ardhur një refuzim të premten i ndjekur nga një rrëzim një ditë më pas.
Tani jemi para faktit të kryer dhe opinionet apo analiza duhet të shtjellojnë pikërisht atë. Pse Presidenti i tha Jo një ushtaraku të shndërruar në këshilltar të Kryeministrit, i cili do të zëvendësonte dy ministra 'të pafat'(!?!) të Qeverisë Rama? Në mungesë të një zbardhjeje të dekretit presidencial, na duhet të bëjmë një interpretim politik. Të tillë sepse vednimi i Presidentit është politik. Edhe nëse dekreti zbërthehet në variabla teknike, kjo nuk ndryshon asgjë; ai mbetet sërish përcjellës i një të menduari politik.
Në këtë rast 'i menduari politik' nuk përdoret, si rëndom, për të shenjuar një anim apo një parapëlqim politik të një funksionari të lartë si Presidenti Meta. E kundërta: për të shpjeguar një 'filozofi politike' e mbështetur mbi një nevojë. E cila ngjan shumë me vendimin e Presidentit italian Matarela për të mos dekretuar një prej ministrave të koalicionit fitues të së djathtës në zgjedhjet e fundit parlamentare. Matarela e përligji vendimin me mosdakordësinë me pikëpamjet ekonomiko-polike të ministrit të propozuar, i cili ishte shfaqur në publik si antiUnionist, dmth si një lloj euroskeptiku.
Si hyn Sandër Llleshi, aspak euroskeptik, në përligjien që mund t'i bëjë Meta dekretit të Jo-së? Nëse marrdhëniet me BE-në janë jetike për Italinë (çka rrëzoi emrin e ministrit euroskeptik), rendi, siguria, kontrolli i territorit, që të gjitha përgjegjësi të ministrisë së Brendshme, janë shfaqur si jetike në vitet e fundit për Shqipërinë. Këto përgjegjësi nuk janë marrë dhe as interpretuar siç duhet, për faktin se bota e krimit dhe struktura e shtetit janë shfaqur në afrimitet të rrezikshëm. Edhe gjatë kohës që z. Meta ishte kryetar i LSI, ai dhe forca e tij janë shfaqur kritikë me kanabizimin e territorit. Një ministër i Metës, më vonë i shkarkuar, pat hedhur idenë e ndërhyrjes së ushtrisë për të 'rimarrë territorin' e rrëshqitur në duart e trafikantëve të drogës.
Po pse, atëherë, një zgjidhje ushtarake e asokohe, ide e LSI, nuk është e njëjtë me një zgjidhje nëpërmjet një ushtaraku tashmë, në vështrimin e Presidentit, ish-shef i LSI? Qartësisht për arsyet e një 'implikimi politik' i cili komandohet nga Kryeministri dhe nuk zgjidhet me masa policore apo ushtarake, por me vendimmarrje politike.
Ilir Meta politian i sprovuar, për mirë a keq, ka lexuar te z. Lleshi, jo një vendim politik të Ramës, por tentacionin e tij për përdorim politik të Gjeneralit. Në intuitën e tij, ajo që nuk gjendej dot si gabim te Sandër Lleshi mund të gjendej si faj te propozuesi i tij, Edi Rama. Për këtë vendimi është politik, presidencial, dhe i drejtë.
Pretendimi se Presidenti duhet të jetë mbi palët, pasi në këtë rast ai ngjan se ka ujdisur njërën prej tyre, nuk qëndron. Për faktin se Presidenti ka dalë mbi anën më të fortë. E cila, në rastin kur kërkon të bëhet më e fuqishme se nocioni i shtetit, kthehet në rrezik për të gjithë.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38