Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një prift në karantinë/ At Viktor Demaj: Duhet ta dëgjojmë jetën, jo ta sundojmë atë
Â-të e tij të gegnishtes (âsht), që zëvendësojnë ë-të e standardit, ngjajnë herë si kulme kishe, herë si strehë për të dëshpëruemit dhe herë si plis malësorësh apo kreshta Alpesh mbulue me borë.
Jashtë këtij asosacioni, At Viktor Demaj, një frat françeskan, një prej atyre që çojnë përpara fjalën, veprën dhe amanetin e At Gjergj Fishtës, është një thellësi dhe përunjësi së cilës në Shqipëri, i ka dekë ora ndër profanë, e mundesh me e gjetë vetëm ndër fretnit katolikë.
Ai na tregon në këtë intervistë-tip për ditën e tij në karantinë, për dyzet ditët e Krishtit në agjërim në shkretëtirë, për librat që sugjeron dhe baritjet e tij baritore përreth kishës së shekulit XIII në Lezhë.
Kjo urtësi ka gjasa të na shërbejë vetëm për pak, sa të kalojë edhe ky mort dhe, pavarësisht këshillave të pelegrinit të Shën Françeskut, kena me u mbledhë rreth egoizmit të vjetër si tufë korbash dhe me u turrë drejt dertesh të mishit dhe gjakut, sikur asnjë virus të mos mundet të na trondisë apo të na izolojë në shtëpi.
Pavarësisht kësaj, këto mendime të At Viktorit vlejnë, sikur asgjë tjetër, si një psalm shpirtëror në këtë ditë Pashke.
a.l.
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Karantina nuk âsht nji fjalë e re që vetëm sot e kemi ndëgjue. Sigurisht, gjatë historisë âsht përdorë ky term për me tregue periudhën 40 ditore të izolimit për të mos infektue të tjerët nga sëmundje ngjitëse. Kryesisht karantina âsht aplikue në Venecia (Venedik) në ekuipazhet e anijeve që u kthejshin nga vende të ndryshme, që të mos përhapnin sëmundjet ngjitëse. Historia e njerëzimit âsht plot me momente të tilla.
Edhe Jezusi agjëroi për 40 ditë në shkreti dhe u kthye në mesin e popullit tue shpallë lajmin e gëzueshëm.
Për karantinën kemi lexue nëpër libra dhe po ashtu e kemi pá në filma, kurrë nuk e kisha mendue se ne do ta jetonim nji situatë të tillë.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Kufizimet që ka sjellë karantina mund të merren në dy kuptime, ana pozitive e ana negative. Tue i qëndrue asaj se çka thonë përditë autoritetet mjeksore dhe shkencore, kufizimin mbrenda mureve të shtëpisë nuk e kuptoj si mohim i të drejtave, por nji mënyrë shpëtimi të jetës tande dhe të jetës së të tjerëve. Po kështu, të gjithë ne mund të zbulojmë rishtas vlerën e familjes, të fëmijëve, të jetës në përgjithësi, të krijesave, sepse jeta na ka vû në nji levizje të madhe, nuk kishim kohë për asgja dhe komunikimi midis nesh ishte kthye nji mënyrë marrëdhaniesh ekonomike, tue harrue lidhjet e marrëdhaniet e thella midis njerëzve. Kemi mundësi me fitue kohën e humbun, tue kalue momente të bukura me bashkëshorten, bashkëshortin, me fëmijët, me ndie gëzimin e të pasunit nji familje. Duhet të kalojmë nga logjika e konceptimit të tjetrit si mjet prodhues te konceptimit si qenie njerëzore e barabartë me të drejta dhe synime si unë.
Ana negative e gjithkësaj mund të dalë ma vonë, përmes traumave psikologjike që mund të shkaktojë kjo pandemi. Ne jetojmë izolimin si shtërngim nga jashtë, izolim në rastin tonë do të thotë të mbrohemi nga kërcënimi i vdekjes. Dhe këtu hyn ankthi. Sigurisht, ndjenjen e ankthit, mendoj se të gjithë e kemi provue në këto ditë. Ankthin në kuptimin që e përshkruen me nota të nalta filozofi i njoftun Martin Heidegger, edhe pse ai e paraqet në nji kontekst tjetër. Ankthi si provim i asgjasë, përvojë ku mendojmë që mbërrihet në cakun e mbramë të saj, tue prekë fundin e jetës. Edhe mungesa e tjetrit në kuptimi fizik e shpirtnor sjell trishtim dhe, sigurisht, do të ketë pasoja në të ardhmën. Ne jemi qenie komunikuese me të tjerët, dhe kur ndërpritet kjo cilësi kensore e humbim orientimin e të qenurit tonë në botë.
Si mendon se do të ndryshojë bota pas Covid-19?
Kjo âsht nji pyetje që vështirë mund t’i jepet pergjigje tash për tash. Natyrisht, do të përballemi me probleme të shumta ekonomike, niveli i varfnisë do të mbërrijë kulmin, tue krijue dallime të mëdha midis të pasunish e të varfnish. Duhet të kemi shumë kujdes sepse nga rrjedhojat e kësaj pandemie mund të lindin sisteme totalitare. Dhe kjo tendencë shfaqet në ligjërimet publike të disa lidërve politik botnor. Nëse politikat e shteteve të ndryshme dhe të vetë Europës, do të ndryshonin qëndrim dhe të përqëndroheshin te njeriu si qenie individuale, familjare e shoqnore, mendoj që të gjithë sëbashku do t’ja dalim në sfidat e mëdha që na presim. Por, nëse politikat botnore izolohen mbrenda kufijve kombëtar, tue kqyr vetëm interesin e tyne dhe jo të njerëzimit, atëherë problemet, varfnia dhe papunësia do të rriten shumë. Virusi na zbuloi se jemi të vdekshëm dhe se nuk u gjet asnji fuqi njerëzore apo teknologjike që të na shpëtojë.
Shpresoj dhe uroj që mbas kësaj pandemie që ka gjunjëzue mbarë botën e qytetnueme, të fillojë nji periudhë e re mendimi dhe reflektimi tue vû në qendër njeriun.
Nëse nuk ndryshojmë mënyrën si shohim njerëzit dhe botën që na rrethon, atëherë nuk kemi mësue asgjâ nga kjo pandemi. Dhe ky âsht nji rrezik i mundshëm.
Duhet ta dëgjojmë jetën, jo ta sundojmë atë tue përdor të gjitha mjetet e mundëshme e shumë herë të palejueshme, por ta duem jetën si dhuratë të Zotit.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Shumë pyetje gjatë kësaj kohe kanë lindë mbrenda meje. Si ka mundësi që sot, me zhvillime të mëdha shkencore, gjendemi të pambrojtun dhe e vetmja mbrojtje janë muret e shtëpive tona? A thue ndoshta shkenca në disa drejtime ka humbë misionin e saj të vërtetë, atë të përkujdesit dhe të mbrojtjes së jetës së njeriut mbi tokë? Këto pyetje kanë krijue në mue njilloj pesimizmi.
Mendoj që hapi i parë mbas kësaj kohë, duhet të jetë ai i lirimit të shkencës nga politikat ekonomike nacionaliste e përfituese, të cilat shohin dhe konsiderojnë nji pjesë të njerëzimit dhe jo mbarë njerëzimin. Politikat ekonomike, siç kemi pá në kohë të kalueme, por edhe në kohën tonë, shpeshherë përqendrohen në të përdishmen e nuk janë largpamëse. Politikat e ndryshme ekonomike, duhet të ndihmojnë shkencën që të jetë parashikuese dhe pararojë e së ardhmës. Kjo âsht nji sfidë që nuk di a mund të ja mbërrijmë? Shkenca ka lindë, qysh në fillimet e saj e deri sot, që të jetë për shërimin e njeriut nga sëmundjet e pashërueshme, të gjejë apo të krijojë mjetet për me përmirësue jetesën mbi tokë dhe të gjejë rrugët e përshtatshme për të mirën e njerëzimit. Sociologu i njoftun Maks Weber, pat shkrue se zhvillime teknologjike, krijesa të vetë njeriut, në vend që të mbesin mjet në shërbim të këtij të fundit, janë kthye në nji kafaz hekuri në të cilin njeriu ka burgosë vetvete.
Po ashtu, për rreziqet që i vijnë njerëzimit nga zhvillime të pakontrollueme të shkencave teknologjike na ka vû në dijeni edhe Martin Heidegger. Ndërkohë filozofi Günther Anders (Stern), tue folë për fazën e dytë të zhvillimeve teknologjike e sidomos për pasojat që shkaktoi bomba atomike, flet për turpin e Prometeut. Të gjitha arritjet shkencore na sollën të bomba atomike, që shkakton vdekjen e njerëzimit dhe që vetë njerëzimi âsht i pafuqishëm përballë shpikjes së tij.
Këtu problemi nuk qëndron te shkenca, sepse ajo âsht nji e mirë shumë e madhe për njerëzimin, por te politikat e gabueme që janë bâ dhe vijojnë përditë të kryhen, tue mos marrë parasysh rreziqet e drejtpërdrejta dhe ato anësore që rrezikojnë realisht jetën e njerëzimit mbi tokë. Prandej, duhet të reflektojmë shumë mbi atë që kemi arritë dhe për projektet shkencore në të ardhmen. Po u arrit ky reflektim do të ishte nji e mirë dhe nji vlerë e madhe për njerëzimin. Jam optimist se do të ketë nji reflektim të vërtetë dhe të thellë në të gjitha organizmat e jetës shkencore, shoqnore e politike.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Unë jam frat françeskan dhe, natyrisht, dita fillon herët me lutje dhe meshë. Lutjen dhe meditimin e kemi në disa orë të caktueme të ditës. Lutja, Mesha dhe shpresa që buron nga takimi me Zotin, kanë largue atë lloj ankthi që në ketë kohë âsht i pandalshëm. Nuk kam ndërpre leksionet me studentat, të cilat i kam dhanë online e natyrisht, jam përkushtue studimeve për përmirësimin e tyne. Dhe nuk kanë mungue as lexime personale, projektet për Botimet Françeskane dhe për botimin e Hyllit të Dritës. Këtu në Lezhë, ku banoj unë, Kisha âsht e vjetër, daton që në shekullit XII-XIII dhe ka hapsinë përreth saj, kështu që ditën e kam organizue edhe me dalje për t’u çlodhë. Kësisoj, ndjeku edhe zhvillimet e fundi përmes kronikave informative, gazetave dhe programeve televizive. Unë kam formim filozofik dhe teologjik, do të sugjeroja veprat madhore filozofike dhe ndër këto leximin e veprave të mendimtares së shqueme Hannah Arendt, dhe të mendimtarëve si, Hans Jonas, Günther Anders (Stern) e Jürgen Habermas. Natyrisht, tue mos qitë në harresë satirikën e Át Gjergj Fishtës, që mbetet aktuale për të kuptue veprimet e politikanëve të sotëm.
Mungesa e popullit âsht vërtetë e madhe, na mungon shumë prania e besimtarëve në kremtimet tona, në Meshën e shejte. Pamvarësisht kësaj, Kishën e kemi mbajtë të hapun si shej shprese. Jemi tue kremtue triditshin e Zotit tonë Jezu Krishtit, mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e tij, që na frymzon me kuptue se përmes vuejtjes vjen ngjallja dhe shpresa. Në kohën e Pashkëve jeta fiton mbi vdekjen. Flija e jetës tonë të përditëshme duhet të kthehet në dashni frymëzuese në veprimet tona. Për ketë arsye Zoti nuk na braktisë asnjiherë. Mbas kësaj pandemie, do të gjejmë forcën dhe do të ngrihemi sëbashku, tue e soditë në mënyrë të re jetën në krejt bukurin e vet.
©Politiko.al
https://politiko.al/rubens-shima-karantina-e-ktheu-injorancen-ne-dominancenje-befasi-e-keqe-nga-televizionet/
Intervista të tjera të ciklit 'Pyetje nga Karantina'
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38