Flash News

KRYESORE

Një princeshë me platformë, Meghan 'feministe' përdori turin mbretëror për tre çështjet e saj

Meghan Markle është gjatë gjithë kohës në takime zyrtare në kuadër të turit mbretëror nëpër botë. Ndërsa në barkun e saj po rritet një foshnje, Meghan ka 'përdorur' turin mbretëror për të folur për tre çështjet që ka për zemër.

Meghan ka zgjedhur të marrë rolin e saj të ri në skenën botërore  duke ngritur zërin  për çdo gjë, nga edukimi i femrës dhe deri tek çështjet mjedisore.

Meghan gjithashtu dërgoi mesazhe delikate nëpërmjet veshjes, me një palë xhinse nga Outland Denim, e cila punëson gra që i kanë mbijetuar trafikimit të qenieve njerëzore.

Është në kontrast të thellë me dukeshën e Kembrixhit, i cili priti pothuajse një vit e gjysmë pas martesës së saj për të bërë fjalimin e saj të parë në tokë të huaj; duke lavdëruar përpjekjet e punonjësve të kujdesit paliativ në 'Hospis Malaysia' në një udhëtim në Kuala Lumpur me Princin William në shtator të vitit 2012.

Ka rreth 7 vite që është bërë Dukeshë dhe Kate është dëgjuar shumë rrallë duke folur në publik, por nusja e princit Harry, Meghan Markle, u fut në skenë jo më pak se katër herë në hapësirën e pesë ditëve në turne; duke sinjalizuar qëllimin e saj për të qenë një mbështetëse dhe zëri i çështjeve që ajo i ka dobësi.

Duke mos treguar asnjë moment nervozizëm dhe emocion, Meghan ka treguar një aftësi të natyrshme për fjalimet në publik.

Robin tha se fjalimi plot pasion i Dukeshës për rëndësinë e edukimit të grave në Fixhi ishte 'plotësisht autentik', ndërsa gjatë skenës në Ceremoninë e Mbylljes së 'Invictus Games' tregonte Dukeshën Markle një 'profesioniste të vërtetë'.

Të fundit