Flash News

KRYESORE

Një qendër e re tregtare në rrugën e Durrësit, detajet e para të projektit

Një qendër e re tregtare në rrugën e Durrësit, detajet

Një kompleks i ri me banesa, dyqane dhe zyra luksozë është projektuar të ndërtohet në rrugën e Durrësit.

Godina e cila është emërtuar “Greenside out” është projektuar nga studio Holandezë JA për llogari të kompanisë shqiptare të ndërtimit Eurocol.

Sipas të dhënave të projektit objekti do të shtrihet në një sipërfaqe 9600 metra katror kur 3000 metra do të përdoren për parking.

Godina shtrihet në katër objekte shumëkatëshe të cilat lidhen me njëra- tjetrën në katet e poshtme, duke krijuar një hapësirë në forma rrethore brenda tyre.

Në përfundim të saj ajo do të ketë funksion të miksuar me dyqane, banesa dhe zyra luksoze.

Objekti do të ndërtohet në Rrugën e Durrësit, aksi hyrës në kryeqytet në afërsi të qendrës së Kryeqytetit, Sheshit Skënderbe. Godina do të ndërtohet me një sistem të posaçëm të filtrimit të ujit dhe të ajrit përmes fasadave të gjelbëruara.Monitor

Të fundit