Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri Rama nuk ka habitur me lëvizjen, sa ka surprizuar me emrat në Qeverinë Rama 3 të kompozuar prej tij pak ditë pas Krishtlindjes.
I kishte ardhur koha një qeverie të re, e cila mbetet megjithatë e vjetër, sa kohë Kryeministër i saj do të jetë Edi Rama. Këtë rini të munguar në thelb kryetari i Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me formë, duke rikompozuar një kabinet të përbërë prej grash, burrash të rinj dhe ndonjë Asi bizar, si puna e Eduard Shalsit, emri i të cilit i zhvendosi debatet e thelbit te forma e sipërfaqes përqendruar te batuta ikonike ‘ne nuk do të vjedhim si ata’.
Thënë shkurt, Edi i Vjetër na ka propozuar një Ramë të Ri. Është sikur një prej ‘vjollcave’ t’i shtonte diçka portretit via botox, gjë që do përkthehej në kurrgjë, në të njëjtin shpirt të vjetër e të pandryshueshëm.
Vjollcën, shqiptarët mund ta zgjedhin ta bëjnë luaneshë të mbrëmjeve të tyre, torturuar prej trysnisë së martesës dhe përditshmërisë së njëmijë travajeve të tjera, por Edi na duhet një ‘tigër letre’, në kuptimin që një shtetar është shërbëtor dhe jo padron i qytetarërve të vet.
Në këtë kuptim na duhet t’i interpretojmë disa prej shenjave që na sollën kabinetin e tretë të Edi Ramës. Fakti që ai zgjodhi Asamblenë e partisë në pushtet, asaj Socialiste, për t’i bërë jehonë facelifting-ut të qeverisë, na thotë një gjë kryesore. Kriza nuk është e qeverisë, por e Partisë Socialiste. Shumëkush parapëlqen ta ndajë Rilindjen e Ramës nga PS e Nanos, por ato sot janë e njëjta gjë. Nuk ka dallim, sepse nuk ka hapësirë për ta bërë këtë diferencë. Janusi nuk ka më dy fytyra: është e njëjta që shfaqet në dy forma dhe dy drejtime. Lajmi është se asnjëri nuk është më drejtimi i duhur.
Ky përfundim nuk është prej diversionisti, dmth nga dikush që do të krijojë një dallim apo skizmë mes PS dhe Rilindjes. Nuk ka dhe nuk mund ketë asnjë të tillë. E njëjta gjë nuk mund të ndahet dhe kuptohet në pjesë të ndryshme, dhe aq më pak kundërshtuese apo kundrathënëse.
Vini re se si Rama ia ka lënë rolin e zëvendësit Erion Braçes, një ‘mëkëmbësi’ që e ka luajtur këtë rol, edhe pse pa takëme qeveritare, gjatë gjithë kohës. Braçe ka luajtur, në prehrin dhe hatrin e Ramës, rolin e lolos së oborreve mbretërore të Europës të shekujve të shkuar. Vetëm gaztorët e oborreve mundnin të thonin (si me shaka) gjëra që të tjerët nuk guxonin aspak.
Të kuptohemi, Braçe nuk bënte shaka kur luante thikën e opozitarit në millin e brezit qeveritar të Ramës, por pikërisht te të moskuptuarit e rolit të vet shtrihet edhe gjithë parodia e aktit dhe skenave të tij. Diferenca me Rilindjes dhe PS është tashmë aq e madhe, sa ajo në gjatësi me Ramës dhe Braçes. Kjo na lejon të kuptojmë se nuk ka më asnjë diferencë.
Gratë, e dimë tashmë, janë një parabolë e vjetër e Ramës. Me anë të tyre ai na shfaq ngashnjimin që kanë progresistët e majtë në gjithë botën, me ato që në një botë konservatore koniderohen si ‘seksi i dytë’ apo ‘i dobët’. Pas tij fshihet në fakt homoseksualiteti, që duket se luan rolin e ‘seksit të tretë’ postmodern që ka zëvendësuar gjininë femërore. Kur zgjedh gra në kabinet, Rama nuk e bën sipas një kuptimi ala de Beauvoir per të demonstruar fuqinë e tyre, por transkripton metroseksualitetin e progresistëve shqiptarë për aulat europiane. Qeveria e tij nuk ka një ministër të deklaruar gay (siç e do moda e Europës), por ka shumë gra që duke u munduar të përcjellin matriarkatin, japin tablonë e ‘seksit të tretë’.
Këtu fillon dallimi apo drejtimi i dytë që Rama kërkon të çelë me europianët apo partnerët e huaj. Një qeveri metroseksuale, me gra, shqiptarë të Kosovës, vajza me emra kumbimtarë, Shalsin si ‘flying spur’ (një model i makinës Bentley) i një shumice ‘që nuk vjedh si ata’, është e pranueshme, madje e duartrokitshme, në një Perëndim që është kthyer në sheshbetejë të multikulturalizmit dhe autoritarizimit apo një demokracie iliberale, siç e quan Orban.
Kjo qeveri, një hibrid i socializmit të Nanos (prej të cilit na ka mbetur muhoasllanizmi me spikamën e Ruçit) dhe progresivizmit të Ramës, përfaqësuar nga metroseksualiteti i vetë KM, është e mirë për ‘vazhdimësinë’ e Rilindjes, por jo për shqiptarët.
Unë nuk kam një ide zgjidhje, por për të duhet të punojë opozita e Bashës. Atë që nuk do mundet ta bëjë ajo, rrini të qetë se e bëjnë memet e studentëve dhe Genc Sejkos. Të cilët, siç është dëshmuar, nuk futen në rresht.
Qeveria ka rënë. Maska veneciane e Ramës e 28 dhjetorit nuk është zgjidhje, është zgjatim që kërkon të negociojë fundin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38