Një rrëfim ndryshe i Nard Ndokës: Është abuzuar me batutat e mia

Deputeti Nard Ndoka veçse është një figurë e rëndësishme politike, është edhe një nga personazhet që diskutohet më shumë në mediat sociale.

Ndoka citohet shpeshherë për batutat e tij dhe nuk janë të rralla rastet ku rrjetet sociale mbushen me meme për të.

I ftuar ditën e djeshme në “Pasditë në Top Channel” bashkë me bashkëshorten, deputeti rrëfeu se si ndihet kur shikon batuat e tij përdoren në internet.

“Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politike. Edhe në Parlament, kjo puna e batutave më përmendet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më njohin më shumë përmes batutave”, u shpreh Ndoka.

Ai shtoi se shakaja e ka një limit dhe tregon se ka pasur raste ku është abuzuar me figurën e tij.

“Në fakt edhe është abuzuar, janë mbledhur edhe batutat popullore dhe janë vënë në gojën time. Por i kam marrë me sportivitet, pavarësisht se edhe disa thënie folklorike janë në gojën time”, tha ai.