Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Një shishe plastike dhe një kanaçe në këmbim të librave, nisma pro leximit dhe mjedisit të pastër
Një poet në Italinë jugore po ofron libra për fëmijët që sjellin një shishe plastike dhe një kanaçe alumini për t’i ricikluar.
Michele Gentile, i cili themeloi një librari në Polla, një qytet i vogël pranë Salernos, tha se dëshiron të inkurajojë fëmijët që të lexojnë, ndërsa ndihmojnë gjithashtu edhe në mabjtjen pastër të mjedisit.
Ideja për iniciativën lindi kur kuptoi se mbetjet metalike mund të tregtohen duke fituar para për të paguar për librat e fëmijëve.
"Mendoni nëse kjo bëhet një lojë e vogël: Çdo fëmijë në botë dorëzon diku një shishe plastike dhe një kanaçe për të marrë libra në këmbim. Unë e di që është vetëm një ëndërr, por pse të mos e bëjmë realitet?" tha Gentile.