Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ose a është Ambasadori amerikan një Skënderbe?
Jerina Zaloshnja
Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve u vra nga nga ish-bashkëshorti i saj duke zbuluar nivelin e frikshëm të dhunës ndaj gruas në shoqërinë e sotme shqiptare. Ende e përfshirë në një tranzicion rraskapitës, kaotik dhe herë-herë të dhunshëm, shoqëria shqiptare, nuk ishte në gjendje të mbronte një nënë, një grua ashtu sikundër në fakt dështon çdo ditë për të mbrojtur nga dhuna vajzat, gratë dhe nënat.
Bashkë me shoqërinë dështuan të gjitha institucionet shtetërore për të mbrojtur jetën e një gruaje dhe të një nëne.
Rasti i Fildes Hafizit, ashtu sikundër dhjetëra e dhjetëra raste të tjera dhune ndaj grave, që jo rrallë herë përfundojnë me vrasje, e ka grisur përfundimisht fasadën e pretenduar të një shoqërie te emancipuar që dëshiron t’i ngjasojë shoqërive evropiane moderne - sidomos ka grisur fasadën e shtetit dhe të qeverisë për balancat gjinore dhe rolin e gruas në qeverisje.
Por jo vetëm kaq.
Fildes Hafizi ishte një gjyqtare dhe kjo e bën rastin e kësaj dhune ekstreme edhe më të rëndë dhe të pashpresë. Gjykatat, prokuroria, policia, këshilli i lartë i drejtësisë, dhe të gjithë organizmat e tjera kanë dështuar të mbrojnë jetën e një gruaje, dhe nëne.
Dhe ajo që është edhe më tepër flagrante dhe e papranueshme është fakti se kjo grua, kjo gjyqtare u është drejtuar për ndihmë të gjithë organizmave shtetërorë.
Por është dhe më keq se kaq.
Rasti i Fildes Hafizit nuk është vetëm një dëshmi e dhunës ekstreme të papranueshme për një shoqëri demokratike, nuk është vetëm një dëshmi e dështimit të shoqërisë dhe të shtetit për të garantuar sigurinë dhe liritë themelore të njeriut, të nënës, të gruas, të femrës.
Përpos kërkesës zyrtare për ndihmë drejtuar prokurorëve, gjykatësve, shefave të policisë - madje dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë - Fildes Hafizi i shkroi një letër Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke i kërkuar ta ndihmonte duke e mbrojtur. Këtu nuk bëhet fjalë për një qytetare të painformuar, por për një gjykatëse që e njeh mirë sistemin dhe beson se duke kërkuar ndihmë nga një diplomat i huaj është e vetmja rrugëzgjidhje për ta mbrojtur veten nga kërcënimet. Kjo është një shuplakë e merituar në faqe të institucioneve shqiptare që dështojnë sistematikisht për të mbrojtur viktimat. Fildes Hafizi është prova e dështimit të një shteti, një sistemi gjyqësor dhe i zbatimit të ligjit - është prova që kjo shoqëri është moralisht e falimentuar.
Kur nuk i mbeti më asgjë tjetër për të bërë, apelin e fundit ia bëri Ambasadorit të SHBA.
Apeli i saj nuk ishte i vetmi. Në një territor që formalisht ka një shtet dhe një qeveri, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara shihet si shpëtimtari i fundit për gjithfarëlloj çështjesh. Me raste, edhe Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar shihen si të tillë. Ish të përndjekurit e regjimit komunist që presin kompensim nga shteti, i shkruajnë ambasadorëve, sipas raportimeve të shpeshta të medias. Të shpronësuarit gjatë komunizmit gjithashtu u shkruajnë atyre, meqenëse nuk marrin asnjë zgjidhje nga shteti shqiptar. Të afërmit e viktimave të protestës së 21 janarit gjithashtu u shkruajnë ambasadorëve. Dhe lista vijon... Letra për ambasadorin amerikan shkruajnë edhe të papunët, të pastrehët, ata që përjashtohen nga administrata, të tjerët që humbasin gjyqet për shkak të sistemit të korruptuar, për gjendjen e spitaleve madje edhe për mungesën e standardeve në burgje. Hierarkia e letrave vijon edhe me kryetaren e delegacionit të BE në Shqipëri znj. Vllahutin.
Pak kohë pasi Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë, ai mori një letër nga organizata e pensionistëve shqiptarë të cilët protestonin kundër qeverisë shqiptare me shpresë se letra për presidentin amerikan do të ndihmonte për të rritur pensionet e tyre. Kjo është histori e vërtetë, nuk është aspak anekdotë. E vërteta është më e çuditshme se trillimet ndonjëherë në këtë vend.
Rasti Hafizi është veçse një dëshmi tronditëse e dorëzimit të shoqërisë dhe të shtetit. E ndjera Hafizi ka qenë pjesë e sistemit, por ajo e dinte se sistemi nuk funksionon dhe kjo është arsyeja që i dërgon letër Ambasadorit amerikan Lu. Sikur Ambasadori Lu të ishte Skënderbe dhe të zgjidhte më një të rënë të shpatës të gjitha kërkesat që i vijnë me postë! Vetë Ambasadori Lu e di se Skëndërbeu, heroi ynë kombëtar, është dhe një mit. Dhe as shoqëria, as liritë, as e ardhmja, as demokracia, nuk ndërtohen me mite. Nëse, sigurisht, nuk ndodh diçka vitin tjetër, diçka që s’ka ndodhur kurrë më parë ngaqë qeveria e ka shpallur 'vitin e Skënderbeut' si prioritetin e parë të saj.
Ndërkaq nuk është vetëm “populli” që u shkruan ambasadorëve. Pastaj renditen deputetët, zyrtarët e zgjedhur, madje dhe përfaqësuesit e lartë të shtetit, deri tek kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, shefi i opozitës. Të gjithë këta u dërgojnë letra publike ambasadorëve sa herë që partitë politike, qeveria dhe opozita janë në konflikt - duke kërkuar zgjidhjen përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar sikur të ishin dy shtete të ndryshme në luftë me njëri-tjetrin, apo dy palë të përfshira në një luftë civile siç janë rastet e vetme të ndërmjetësimit ndërkombëtar.
Por si do të shpjegohej kjo kulturë e turpshme e varësisë që ka zënë rrënjë në këtë shoqëri? Nga buron ky dorëzim i pakusht, kjo varësi e plotë dhe fatale te të huajt, qofshin ata dhe përfaqësues të vendeve të fuqishme që i duan të mirën Shqipërisë?
Mali i Zi është një shtet i vogël prej 600 000 banorësh, por as gjykatësit, as politikanët nuk e kanë bërë të modës t'i shkruajnë letra ambasadorit te SHBA apo të vendeve të tjera. Kroacia ka pak a shumë të njëjtat përmasa me Shqipërinë, por asnjë kroat nuk mund ta çojmë nëpër mend që një gjykatësi kroat t'i duhet të kërkojë ndihmë për të shpëtuar jetën nga një ambasadorëve tëvendeve perëndimore detyra e të cilëve në vendet e akredituara është të punojnë për interesat e vendeve të tyre.
Nuk ka asnjë komb mbi tokë ku shpëtimi, jeta, liritë, përparimi të kenë dhuruar nga jashtë. Nuk ka ndodhur, dhe nuk ka për të ndodhur - por përsa kohë shqiptarët vazhdojnë ta besojnë këtë, situata do të vazhdojë të jetë e pashpresë.
(Fillimisht ky shkrim u botua si editorial në gazetën Tirana Times. www.tiranatimes.com)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38