Flash News

KRYESORE

Një shqiptar gjendet i vdekur në një prej lagjeve të Athinës

Në një lagje të Athinës në Greqi është gjetur i vdekur një shqiptar. Sipas mediave vendase viktima i gjetur nga kalimtarët  i përket një shqiptari 24-vjeçar, por identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Viktima u gjet nga kalimtarët në lagjen ‘Kypseli’ në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” me “Patision”, raporton media greke news247.gr. Shqiptari u gjet me plagë në trup të shkaktuara nga mjete të mprehta, por ka ndërruar jetë në ambulancë pa pasur mundësi të transportohet në spital. 

Policia greke ka njoftuar familjen e 24-vjecarit që ndodhet në Shqipëri. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një grindje për çështje personale. Policia greke ka nisur hetimet.

Të fundit