Flash News

KRYESORE

Një shqiptar kandidat për Parlamentin e Hamburgut në Gjermani

Nuk janë të rralla rastet kur shqiptarët kandidojnë në shtetet ku jetojnë e punojnë për poste drejtuese.

Një shqiptar ka shprehur ambicien që të kandidojë  për Parlamentin e Hamburgut në Gjermani. Bëhet fjalë për Sami Musajn, i cili do të jetë një nga emrat që do të votohet për zgjedhjet kombëtare më 23 shkurt 2020. Lajmi është bërë i ditur nga Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën.

“Një shqiptar kandidat për Parlamentin e Hamburgut. Gjatë ditës së djeshme, Sami Musa ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg, Gjermani, më 23 shkurt 2020. Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të Hamburgut pas Luftës së Dytë Botërore. Musa, këtë vit ishte edhe kandidat për Kuvendin Komunal të Harburgut në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Të fundit