Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Një shqiptare në koncertin e Ariana Grandes: ‘Na kaloi jeta para syve’
Një vajzë shqiptare përjetoi dje tmerrin dhe panikun që pushtoi Manchester-in pas koncertit të Ariana Grande-s, ku ishte edhe ajo. Ajo u kundërpërgjigjet komenteve të të rinjve shqiptarë në rrjetet sociale që shprehin pak ose aspak interes për ngjarjen e rëndë që u mori jetën 22 personave dhe la 59 të plagosur pas sulmit terrorist.
“Është e tmerrshme si nëpër komente rinia shqiptare tallet, kur ne mbrëmë kemi parë tmerr me sy.”, shprehet ajo.
25-vjeçarja rrëfen për Anabel.al se gjithçka ndodhi aq shpejt dhe në mënyrë aq të frikshme, sa as forcat e rendit nuk po dinin si të reagonin. Ajo thotë se tashmë, edhe po të jesh në mes të Britanisë së Madhe, nuk je më i sigurtë.
“Përfundimisht, askund nuk jemi të sigurt. Mbrëmë kishte patrulla kudo dhe prapë, ndodhi ajo që ju tashmë e dini, dhe ne e përjetuam. Zoti qoftë me ne.”
Gjatë koncertit, vajza ndodhej shumë afër skenës, në radhën e dytë afër rojeve të sigurisë, siç dallohet edhe në foton që ka shkrepur.
Për fat, 25-vjeçarja doli pak përpara përfundimit të koncertit, duke mundur të largohej më pas me të dëgjuar shpërthimin. Për shkak të turmës së madhe të njerëzve, evakuimi ishte i vështirë. Edhe pse doli përpara kohe nga koncerti, në kohen kur ndodhi shpërthimi i parë, vajza gjendej akoma pranë arenës.
“Policët ishin në panik dhe nuk dinin ç’të bënin nga turma dhe zhurmat ishin tepër të mëdha, aq sa në fillim na thanë se ishin thjesht tullumbace që plasnin.”
“Sa kisha dalë nga arena dhe kur ndodhishpërthimi i parë, nuk u ndje shumë. Por kur ndodhi i dyti, ishte super i fortë. Filluan të bërtiturat kudo dhe nisëm të vraponim, derisa arritëm në një zonë me restoranteve.”
Vajza, që parapëlqen të mbetet anonime për hir të të afërmve këtu në Shqipëri, shprehet e tronditur pas kësaj përvoje.
Sado të përpiqemi ta marrim me mend, vetëm ajo që e ka përjetuar mund ta kuptojë.
“Nuk e di, aty të kalon jeta para syve. Thua: ‘Dola për qejf, e ku jam tani. Uroj të mos e provoni kurrë, as ju e as të afërmit tuaj.”/anabel