Flash News

KRYESORE

Një status i kushtoi kontratën, historia e pazakontë e fituesit të Championsit

Një status i kushtoi kontratën, historia e pazakontë e fituesit

John Obi Mikel është ndarë me skuadrën e Trabzonspor. Futbollisti nigerian vendosi të tregojë realitetin dhe problemet e vërteta me klubin turk. Ai thotë se ishte presidenti që i bëri presion për t'u larguar nga skuadra për shkak të statusit që hodhi.

“Futbolli është e vetmja gjë në Turqi që i lejon njerëzit të largojnë stresin, të argëtohen dhe të largojnë mendjen nga gjërat e tjera. Nëse ata e ndalojnë kampionatin për një kohë të gjatë, nuk do të ketë gjyqtarë mjaftueshëm për të vendosur për të gjitha rastet e divorceve.

"Sekretari erdhi dhe më tha: ‘Ju nuk duhet ta thoshit diçka të tillë, jemi drejt titullit kampion dhe duhet ta hiqni atë’. Unë i thashë që nuk e heq, ky është mendimi im. Bota po kalon një kohë të turbullt, të frikshme. Duhet të zgjoheni”.

Presidenti erdhi dhe më paralajmëroi se nuk do të luaja nëse nuk do të hiqej postimi. “Po më thoshte se nëse nuk do ta hiqja postimin, atëherë nuk do të luajë deri në fund të sezonit. Unë iu përgjigja kështu: ‘OK, nëse kjo është ajo që ju mendoni, atëherë unë jam gati t’u qëndroj fjalëve që kam thënë dhe të marr dënimin’. Presidenti më tha se do t’i them trajnerit që unë nuk do të luaj dhe i thashë OK”.

Të fundit