Flash News

KRYESORE

Një telefonatë përtej detit siguroi Marrëveshjen Basha-Rama?

Një telefonatë përtej detit siguroi Marrëveshjen Basha-Rama?

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News ka treguar disa detaje interesante nga takimi i partive politike parlamentare, mbrëmjen e së mërkurës në Kryesinë  e Kuvendit. 

Ai flet për një 'telefonatë përtej detit që mund t'u ketë ardhur dy bashkëbiseduesve' që u tërhoqën në një dhomë më vete.

Hila: A e ndjetë veten pak të përjashtuar kur ju tha Rama me Bashën që dilni jashtë…

Shehi: Jo! Sepse me të thënë të drejtën ikën të dy në një zyrë tjetër. Nuk qe e sakëlldisshme kjo punë. Nuk ka rëndësi kjo. Bënë mirë që ndjenjën veç. Unë e gjykoj që pa atë raport personal nuk do të arrihej kjo marrëveshje me gjithë frymën cinike. Unë jam prej atyre që i kam sugjeruar Bashës që të takoj kundërshtarët e vetes ballas. Kur ishim bashkë nuk mbërritëm asgjë.

Ne të gjithë ishim atje. Mbase nga një telefonatë përtej detit mundën të arrinim këtë marrëveshje, që unë e konsideroj sukses, pavarësisht mangësive. Shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një filozofi të re për herë të parë.

Të fundit