Flash News

KRYESORE

“Një thumb larg”, Saimir Tahiri publikon videon dhe shfaqet me një ‘uniformë’ të re

“Një thumb larg”, Saimir Tahiri publikon videon dhe shfaqet me

“Një thumb larg”. Kështu e ka titulluar videon që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri publikon sot në rrjetet sociale.

Në këtë video, siç edhe duket, ish-ministri shfaqet i veshur me një uniformë të re, atë të bletarit, ndërsa bashkë me banorët e zonës nxjerr nga kosheret e bletëve hojet e mbushura me mjaltë.

Nuk dihet se ku ndodhet saktësisht, por referuar edhe nga fotot e publikuar para videos, dukshëm Tahiri ndodhet në një zonë rurale, duke kaluar këtë të diel larg zhurmave akustike dhe politike të Tiranës.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Tahiri i shpëtoi masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e ekzekutoi për rreth dy javë, pasi akuzave nga opozita se është i përfshirë në rrjetin kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Të fundit