Flash News

KRYESORE

Një tjetër bankë në duart e Abi Bank? PD sqaron deklaratën e Bashës: Ishte lapsus

Një tjetër bankë në duart e Abi Bank? PD sqaron

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryetarit Lulzim Basha se përveç ‘NBG Bank’, ‘Abi Bank’ po bën përpjekjet për blerjen e një tjetër banke të nivelit të dytë. Basha iu referua grekes ‘Alpha Bank’.

Deklarata e Bashës u raportua menjëherë nga portalet për shkak se ishte një informacion i ri, i papublikuar më parë, por Partia Demokratike reagoi zyrtarisht duke sqaruar se përmendja e ‘Alpha Bank’ ishte një lapsus i paqëllimshëm.

Sipas PD-së, Basha i referohej një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank.

Reagimi:

Duke folur për kriminalizimin e ekonomisë dhe përqendrimine saj në pak duar, Kryetari i Partisë Demokratike përmendi përfshirjen e sektorit bankar, nëpërmjet ABI Bank. Zoti Basha përmendi blerjen prej ABI Bank të dy bankave greke NBG dhe Alpha Bank. Partia Demoikratike sqaron se përfshirja e Alpha Bank është një lapsus i paqëllimshëm, ngatërresë me emrin e një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank.

 

Të fundit