Flash News

KRYESORE

Një tjetër fitore për gratë në Arabinë Saudite, kur bashkëshortët të ndahen prej tyre do njoftohen me mesazh

Një tjetër fitore për gratë në Arabinë Saudite,

Ligji i ri në Arabinë Sauditë do i japë fund praktikës së deritanishme të të mos-njoftimit të grave në raste divorci. Ligji i ri është miratuar nga ministri i drejtësisë në vend, të dielën.

Gratë në Arabinë Sudite do të njoftohen me mesazh që martesa e tyre ka përfunduar sipas një ligji të ri për t’i dhënë fund divorcit sekret, ku shumë meshkuj ndaheshin nga gratë e tyre pa i njoftuar më parë.

 “Gratë do të njoftohen për çdo ndryshim në statusin e tyre martesor përmes një mesazhi në telefon,” tha ministri i drejtësisë gjatë seancës parlamentare të transmetuar live në kanalet televizive. Raporti thekson se gratë gjithashtu do të kenë akses në të gjithë dokumentat lidhur me kontratat martesore në ëebsite-in e ministrisë.

Direktiva e re do të garantojë që gratë të jenë tërësisht të informuara mbi statusin e tyre martesor, e sigurisht të mund të mbrojnë të drejtat për mbështetje financiare.

Vetëm vitin e kaluar, në Arabinë Saudite u hoq ligji që femrat nuk duhet t`i japin makinës, duke u dhënë atyre lirinë që edhe të jenë në timon. Megjithatë, femrat vijojnë të jenë subjekt i ligjeve të mbikëqyrjes nga meshkujt.

Femrat saudite, ende edhe sot nuk mund të bëjnë shumë gjëra, pa miratimin e një mbikëqyrësi mashkull, zakonisht bashkëshorti, babai, vëllai apo djali. Mes tyre, për shembull, është aplikimi për pasaportë, udhëtimi jashtë vendit, martesa, hapja e një llogarie bankare, nisja e disa bizneseve të caktuara, kryerja e operacioneve kirurgjikale për qëllime estetike, apo largimi nga burgu.

Të fundit