Flash News

KRYESORE

Një tjetër gazetar i ‘Abc News’ kalon te ‘Top Channel’

Pas Merita Haklajt që la ‘Abc News’ për të zëvendësuar Elona Meçon në ‘Top Channel’, një tjetër gazetar ka vepruar njësoj.

‘Lapsi.al’ raporton se gazetari i politikës, Indrit Maraku ka braktisur televizionin me pronar Aleksandër Frangaj, për të kaluar te ‘TCH’.

Maraku ka qenë shpesh herë nën sulmet e kryeministrit Edi Rama për shkak të pyetjeve që i drejton atij gjatë konferencave, por që nuk priten mirë nga i pari i qeverisë.

Me këtë kalim, televizioni që drejtohet nga Vjollca Hoxha, jo vetëm ka forcuar grupin e gazetarëve në opozitë me pushtetin, por i ka dhënë edhe një goditje rivalëve.

Ditën e djeshme, Politiko.al raportoi për kalimin e Sonila Meços dhe Ylli Rakipit në ‘Top Channel’, pas largimit të Sokol Ballës.

Të fundit