Flash News

KRYESORE

Një tjetër këshilltar i Ramës emërohet në detyrë të rëndësishme; është vëllai i deputetes së PS

Një tjetër këshilltar i Ramës emërohet në

Pas Sandër Lleshit që mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme, një tjetër këshilltar i kryeministrit Edi Rama është emëruar në një detyrë të rëndësishme. Bëhet fjalë për Artur Metanin që është përzgjedhur për të drejtuar Avokatin e Shtetit. Propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Metani mësohet se ka qenë këshilltari kryeministrit Rama dhe i dy ish-presidentëve Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Ai është me profesion jurist dhe konsiderohet një prej kandidatëve për të drejtuar Byronë e Hetimit, institucion që pritet të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Artur Metani është gjithashtu vëllai i deputetes së PS, Eglantina Gjermani, e cila në kabinetin e parë të Ramës ka mbajtur postin e ministres së Turizmit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Alma Hickën.

Mësohet se ditën e sotme Metani është paraqitur në Komisionin e Ligjeve, ku kolegët e kanë uruar për postin e ri, edhe pse ende nuk ishte bërë publik lajmi për shkarkimin dhe emërimin e ri.

Të fundit