Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Një tjetër kryebashkiak i PS-së i dënuar, PD-ja po bën verifikimet
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se ata janë duke verifikuar një tjetër kryebashkiak të Partisë Socialiste, i cili ka qenë më parë i dënuar. Ai shtoi se për momentin nuk do ta bëjë publik emrin e tij, sepse duan që në fillim ta zbardhin plotësisht të vërtetën.
“Ne jemi duke verifikuar një tjerr kryebashkiak të PS-së, për të cilin kemi informacione se ka qenë më parë i dënuar. Por nuk do ta bëjmë publik emrin, pa i shkuar deri në fund”, tha Bardhi për Abc news.
Sekretari i PD-së u pyet edhe për dosjen nr.184 mbi blerjen e votave në zgjedhjet lokale të vitit 2016.
Dosja u transferua nga Dibra në prokurorinë e Posaçme Anti Korruspion, e më pas u dërgua sërish në qytetin verilindor.
“Dosja 184 është voluminoze janë me orë të tëra përgjime, shumë më shumë se çfarë ka nxjerrë ‘Bild’. Arben Kraja i SPAK ka vendosur ta varrosë dosjen që do të çonte në burg zyrtarët e lartë të PS-së. Prokuroria e Dibrës, ku ka ngecur tashmë kjo dosje nuk merr dot vendim për të ngarkuar me përgjegjësi penale Ulsi Manjën, Pjerin Ndreun që janë zyrtarë të lartë dhe jo zyrtarë lokal të Dibrës”, tha Bardhi.