Flash News

KRYESORE

Një tjetër lëvizje nga 'lista e kandidatëve', Neda e Big Brother tërhiqet publikisht

Neda Balluku, një ndër konkurentet me të zgjuara dhe ndër më të përgatiturat që Big Brother ka pasur në të gjitha edicionet e tij,  ka bërë një status “ironik” në facebook në lidhje me lëvizjet  e fundit politike.

Neda shkruan në status që edhe pse ishte e sigurtë fitorja ajo tërhiqet nga lista e garës.

“Letër zyrtare për tërheqje nga kandidimi:

E nderuar znj. Kryetare, duke ju falenderuar me zemër për besimin e treguar ndaj meje, duke më vënë në krye te listës për fushatën e rënies së peshës para verës 2017, ju bëj me dije që tërhiqem përfundimisht nga lista dhe vendi i sigurt fitues.

Pesha e re në trupin që duam, qoftë ideali që do ju udhëheqë në këtë betejë të vështirë.

Me respekt,

Vullneti PërTëMosNgrënë PasOrës12TëNatës.”

Neda prej disa kohë është e angazhuar me politikën, aktualisht është zëdhënëse e Ministrisë Mirëqenies Sociale.

Të fundit