Flash News

KRYESORE

Një tjetër projekt nga Elvana Gjata

Një tjetër projekt nga Elvana Gjata
Elvana Gjata e ka marrë shumë seriozisht tregun ndërkombëtar. Para disa ditësh ka publikuar klipin e saj të parë ndërkombëtar “Forever is Over” dhe ndërkohë një postim i saj që ka bërë para një orë ka nxitur sërish kureshtjen për hapin e radhës. Mesa ka lënë të kuptohet, këngëtarja po punon për të tjera projekte, të cilat priten t’i dëgjojmë së shpejti. “Prapaskenë”, shkruan poshtë imazhit, edhe pse nuk dihet me siguri nëse bëhet fjalë për xhirimet e ndonjë klipi apo realizimin e një seti fotografik. Me aq sa mund të kuptohet, mendohet të jetë ky i fundit, për aq kohë sa emrat e shënuar në imazh i përkasin një stilisti dhe një fotografi – përkatësisht Joey Thao dhe Brian Ziff. 
 

Backstage 🖤

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të fundit