Flash News

KRYESORE

Një tjetër prokuror aplikon për SPAK, shkon në nëntë numri i kandidaturave

Një tjetër prokuror aplikon për SPAK, shkon në

Prokurori i Dibrës, Shkëlzen Cena, ka aplikuar sot për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Aplikimi i Cenës i çon në nëntë kandidaturat për SPAK-un. Më herët kanë aplikuar: Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi, Klodian Braho, Arben Kraja, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Aplikimet janë ende larg nga numri i nevojshëm që duhet për të bërë funksionale SPAK-un. Ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 6 shkurt.

Një tjetër ngërç që mund të krijohet është nëse ndonjëri prej këtyre kandidatëve nuk e kalon procesin që do i nënshtrohet. Përveç se duhet të ketë kaluar vetting-un, kandidati duhet të miratojë edhe verifikimin familjarëve të tij, në mënyrë që në të ardhmen mos të bjerë pre e presioneve.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe përfaqësia e BE-së u kanë bërë disa herë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për institucionin e ri që ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi.

Të fundit