Flash News

KRYESORE

Një tjetër tentativë për sulm terrorist në koncertin e Ariana Grandes

Policia ka arrestuar një person, 22 vjeç, që dyshohet se kishte planifikuar sulm terrorist në koncertin e Ariana Grandes në Kosta Rika.

Agjentët e policisë kanë zbuluar mesazhe të frikshme në celularin e të riut, ku kishte kërcënime për këngëtaren. Shtetasi Caicedo Lopez nga Kolumbia është mbajtur në burg nga policia pranë vendbanimit të tij në Tibas, shumë pranë kryeqytetit të Kosta Rikës, San Jose.

Zyrtarët kanë sekuestruar dy telefona celularë, që ka dyshime se janë përdorur për kërcënime nga djaloshi. Më datë 22 maj një kamikaz vrau 22 veta dhe plagosi 119 të tjerë gjatë një koncerti në Mançester dhe se frika ishte se mos i njëjti precedent përsëritej edhe në Kosta Rika.

Të fundit