Flash News

KRYESORE

Një tjetër turist i huaj humb jetën në Ksamil

Një tjetër turist i huaj humb jetën në Ksamil

Një tjetër turist i huaj ka humbur jetën teksa kishte zgjedhur Ksamilin për të pushuar këtë verë. Sipas të dhënave, turisti që ka humbur jetën është nga Polonia.

Policia bën me dije se dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç.

Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që turistët e huaj humbin jetën në vendin tonë, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një turiste ruse gjeti vdekjen, pasi u godit në kokë nga një mjet uji.

Të fundit