Flash News

KRYESORE

Një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri, shkon në 59 numri i të vdekurve

Një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri, shkon

Ndërron jetë një tjetër person nga COVID-19 në Shqipëri, duke çuar në 59 numrin e viktimave në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima është një 69-vjeçar nga Shkodra, pacient prej 10 ditës në spitalin e Infektivit, i cili vuante nga hipertensioni.

Ky është viktima e tretë i shënuar në 24 orët e fundit. Sipas MSH, aktualisht në spitalin e Infektivit po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Po ashtu, 65 persona raste të reja të të infektuarve janë konstatuar sot, çka tregon se kemi një numër në ulje në krahasim me 72 rastet e identifikuar dje.

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MSH.

Të fundit