Flash News

KRYESORE

Një transgjinore bëhet pjesë e televizionit shqiptar, merr pjesë në spektaklin e Tv Klan

Një transgjinore bëhet pjesë e televizionit shqiptar, merr

Ditën e djeshme janë zbuluar konkurrentët e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me 4”, që pritet të fillojë me sezonin e ri në Tv Klan. Fiori Dardha, Xheni, Benardi, Xhensila Pere, Trim Jetullahu, Iljard Shaba, Anais Lika, Albi Isakaj, Rovena Stefa, Mertion Mjekiqi dhe Linda Rei janë personazhet që këtë vit do t’i shihni në sfidën e vallëzimit.

Ndërkohë që të gjithë ishin çiftuar dhe bërë gati për të nisur sfidën e vallëzimit, Linda Rei ishte e vetmja që kishte mbetur ende pa partner… deri tani! Pak minuta më parë revista “Class” ka zbuluar konkurrentin e fundit të këtij edicioni i cili do të kërcejë me transgjinoren shqiptare.

Bëhet fjalë për modelin Donald Braho, i njohur ndryshe si DABO. Ai ka vite që punon në fushën e modelingut, madje e kemi parë si protagonist dhe në videoklipin e këngëtares së njohur Era Istrefi, “E Dehun”. Bashkëpunimi i tij me Erën ka vazhduar edhe në klipin “13” në të cilin ai ka bërë rolin e regjisorit të këtij projekti. Mbetet për t’u parë se si do të kombinohet ai në vallëzim me Linda Rein.

Të fundit