Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Namir Lapardhaja
Në historinë e qyteteve ka datë dhe ditë që shënjojnë ngjarje të rëndësishme. Një ndër to për qytetin e Beratit është e mërkura e 9 janarit të vitit të largët 1991. E më konkretisht, mitingu madhështor i qytetarëve të Beratit dhe krijimi i degës së Partisë Demokratike në këtë qytet.
Kanë kaluar plot 29 vjet nga ajo datë, megjithëse kujtesa kolektive është mjaft e freskët dhe do të jetë gjatë e tillë për të përkujtuar sfidën që qyteti i bëri regjimit komunist, edhe pse ky ishte në gramat e fundit të tij.
Mitingu i 9 janarit 1991 në Berat nuk ishte vetëm i Partisë Demokratike, por i të gjithë banorëve të qytetit.
Prania e një numri të konsiderueshëm njerëzish (më shumë se 20 mijë), tejmbushja e sheshit përpara stadiumit “Tomori” si kurrë më parë, e rrugës kryesore që të çon në drejtim të tij, e xhepave anësor që lidhin sheshin me pjesët e tjera të lagjeve përreth, ballkonet dhe dritaret e pallateve në maksimumin e tyre, janë tregues i qartë se, ashtu siç kishin bërë muaj më parë qytetet e tjera, ishte radha e Beratit për të vrarë frikën një herë e përgjithmonë. Një pamje të tillë madhështore, fokusuar në aparatin e fotografit Dhimitër Topit, qyteti nuk do ta shihte asnjëherë tjetër. Mijëra zemra të bashkuara rendnin drejt atij sheshi, me shumë shpresë dhe shumë etje për ndryshim, pavarësisht se askush nuk e dinte se çdo të sillte e nesërmja.
Ajo e mërkurë janari ishte një ditë me diell të ëmbël në horizont, që me rrezet e tij po çante ngricën dhe acarin siberian të një regjimi që e kishte mbajtur nën terror dhe dhunë Beratin, ashtu siç kishte bërë për 45 vjet me radhë me të gjithë Shqipërinë.
Kishte filluar një lëvizje e fuqishme mbarë popullore, duke filluar nga Shkodra, Kavaja, Elbasani, Tirana… etj. dhe atë ditë ishte radha e Beratit.
Për herë të parë pas vitit 1924, kur kishin protestuar për herë të fundit për largimin e padrejtë nga puna të mësuesit të talentuar Xhevdet Dishnica, beratasit po tregonin kurajo qytetare duke mbushur sheshin më të madh të qytetit. Një shesh ku gjithsecili kishte peshën e vet.
Një hapësirë aq e madhe e mbushur përplotë, një diell aq rrezëllitës dhe ato rrugë aq gumëzhitëse, u kishin hequr njerëzve frikën, duke thyer akullin dhe ngricën. Regjimi po jepte shpirt, edhe pse ai herë pas here ngrihej dhe sërish mund të godiste, atë të mërkurë, beratasit, si asnjëherë më parë, filluan ta mbushin sheshin përpara stadiumit që në orën 11:00, fiks dy orë përpara orarit zyrtar që organizatorët kishin njoftuar.
Skeptikët dhe nostalgjikët e regjimit ishin dorëzuar. Ata nuk e kishin menduar asnjëherë që në një periudhë aq të shkurtër kohore, me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një organizim, pothuajse, të natyrshëm dhe pa shumë sforco, në sheshin më të madh të qytetit do të mblidheshin aq shumë njerëz e do të thërrisnin e brohorisnin “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, “Enver-Hitler” etj.
Beratasit po çliroheshin nga kthetrat e robërisë dhe po vishnin petkat e lirisë, të cilat i kishin ëndërruar aq shumë.
Sheshi buçiste. Në tribunë u ngjitën të gjithë me radhë… Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Fehmi Telegrafi, Simon Vrusho etj. dhe ndër beratasit ra në sy fjalimi i studentit Gjergji Hotova, i cili dukej sikur përçonte mesazhin e të gjithë studentëve të Tiranës edhe për mbarë popullin e Beratit.
Mitingu ishte madhështor, fjalimet i mbushën me shpresë, guxim dhe kurajo të gjithë pjesëmarrësit. Një emocion i papërsëritshëm ajo ditë e shënuar për të gjithë.
E parë nga sot, do dukej si një ëndërr e bukur pas një gjumi të gjatë dhe një natë të errët që kishte zgjatur plot 46 vjet.
Një pafundësi e zezë që po zbardhte në një ditë janari me diell dhe një qetësi shpirtërore që shpërhapej në zemrat e të gjithë pjesëmarrësve.
Njerëzve iu ishte kthyer shpresa tek liria, demokracia dhe Evropa.
*
Parë nga sot, beratasve dhe shqiptarëve u është vrarë shpresa më shumë se kurrë. Ëndrrat nuk u shndërruan kurrë në zhgjëndrra. Ato më së tepërmi i ngjajnë një shajnie, një përfytyrimi të rremë që iu shfaq të gjithëve në një moment euforie dhe vegullie. Evropa, busulla e tyre e shtrenjtë, ndonëse aq afër gjeografikisht, është sot më shumë se asnjëherë tjetër një realitet i largët dhe i pakapshëm. Kurrë nuk u kuptua në gjithë këto vite se si ata që merreshin me politikë pasuroheshin më shumë, kurse ata që i ndiqnin veçse varfëroheshin. Gjithë ai idealizëm i fillimeve është zëvendësuar me një pragmatizëm të babëzitshëm, ku çdokush mendon se si të pasurohet në mënyrë të paligjshme. Askush nuk jep llogari për çka bën e si e bën, mirëpo të gjithë japin llogari vetëm tek eprori i partisë. Shteti ka rënë, pushteti është ngritur. Morali nga një vlerë e vyer është shndërruar në një cilësi të urryer. Partia Demokratike, organizata e formësuar nga idealizmi i studentëve të dhjetorit, formacioni politik aq popullor dhe i përqafuar me aq shpejtësi në ato vite, është shndërruar sot në një organizëm, i cili, jo vetëm që ka dalë totalisht jashtë sistemit, duke mos pasur asnjëlloj pushteti në vend, por, mbi të gjitha, nuk po gjen forcë brenda vetes të kapërcejë vështirësitë dhe të shndërrohet në një alternativë të besueshme dhe të qëndrueshme. Nëse dikur ajo ishte shtëpi e profesorëve, e akademikëve dhe e njerëzve me impakt social, sot në shumicën e saj përbëhet nga individ pa kurrfarë rrezatimi shoqëror, ndërsa shqiptarët gjithmonë e më tepër zgjedhin të ikin jo se kanë besim tek qeveria, porse ata nuk shohin asnjë shpresë tek opozita. Ndërkohë që kanë ngelur diçka më shumë se një vit nga zgjedhjet e ardhshme politike, PD-ja është midis dy rrugëve: të qëndrojë siç është dhe të shkojë drejt fundit të pakthim, ose të ndryshojë strategji dhe të shndërrohet në një alternativë të besueshme për të gjithë shqiptarët, pa dallim.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38