Flash News

KRYESORE

Një vajzë ndihmoi Icardin të shënonte gol ndaj Veronës

Të shtunën Interi mundi pastër 3-0 Veronën dhe dy gola u shënuan nga Mauro Icardi. Golin e parë sulmuesi argjentinas e realizoi në sekondën e 38-të pasi një topi të shërbyer nga Perisic nga rivënia anësore me duar.

Por mesa duket meritat për shënimin e këtij goli nuk i shkojnë vetëm Icardit që shtyu topin në rrjetë dhe Perisic i cili e shërbeu. Një meritë pati edhe një vajzë e cila qëndronte hedhëse topash në ‘San Siro’.

Mesa duket shpejtësia me të cilën ajo i dha topin kroatit bëri që mbrojtësit e Veronës të ishin të papërgatitur.

“Çfarë pasimi“, ka shkruar Perisic në Instagram pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=7eY3_4c3vpU

Të fundit