Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence
Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.
Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë vaksinën.
Kjo nënkupton se fundi i pandemisë dhe kthimi i njerëzve në punë nuk realizohet thjesht me një sukses të shkencës. Kërkohet punë e madhe edhe me opinionin publik.
Miliarda dollarë po shpenzohen për të zgjidhur aspektin mjekësor, por nuk ka pasur investime për të zgjidhur aspektin social, sipas një raporti të ri.
"Nuk mjafton thjesht një vaksinë që rezulton e suksesshme në prova klinike. Duhet që vaksina të pranohet nga shoqëria,” thotë bashkautorja e studimit Monica Schoch-Spana, antropologe dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore pranë Universitetit Johns Hopkins.
Shkencëtarët po punojnë me ritme të papara drejt zhvillimit të një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër koronavirusit. Por “nuk po bëhet punë e mjeftueshme për të kuptuar faktorët njerëzorë,” thotë shkencëtarja.
Prandaj ajo së bashku me 22 hulumtues të tjerë, ndër të cilët epidemiologë, vaksinologë dhe sociologë të njohur, përgatitën një raport për të treguar ku çalon puna.
"Duke pasur parasysh sa e rëndësishme është vaksina si dhe klimën e besimit publik, nevojiten masa shtesë,” thotë ajo.
Politika në Opinionin Publik
Kundërshtarët e vaksinave “kanë qenë shumë të efektshëm me lëvizjen e tyre për t’u bërë rezistencë vaksinave, duke e përzier me elementë të tjerë politikë,” që lidhen me COVID-19, si protestat kundër urdhrave për mbylljen e aktivitetit ekonomik si dhe mos vënien e maskave, vë në dukje L.J. Tan, bashkëkryetar i koalicionit publik-privat “Takimi për Vaksinim kundër Gripit”.
Disa nga komentet e administratës Trump nuk kanë ndihmuar për të krijuar besim, thotë zonja Schoch-Spana.
Për shembull, fakti që programi për vaksinën u pagëzua Operacioni Shpejtësi Marramendëse krijon përshtypjen se po vihet theksi tek shpejtësia mbi sigurinë.
Administrata ka minuar autoritetin e ekspertëve të shëndetësisë duke këmbëngulur se hidroksiklorokuina jep rezultat kundër COVID-19, megjithëse studime rigoroze provonin të kundërtën. Komente të tjera se rrezet ultravjollcë apo klori ishin kura të suksesshme kanë qenë githashtu të dëmshme, thotë raporti.
Një anketë arriti në përfundimin se nëse Presidenti Trump flet pozitivisht për një vaksinë, 36 për qind e të anketuarve shprehen se do të ishin më të rezervuar për ta bërë vaksinën, ndërsa 14 për qind thanë se do të ishin më të gatshëm për t’u vaksinuar.
Epidemiologjia në baza komunitare
Komunitetet me ngjyrë, të cilat po vuajnë në ritme shumë më të larta goditjen e koronavirusit, janë gjithashtu më rezistente ndaj vaksinës. Anketat tregojnë se 25-44% e afrikano-amerikanëve thonë se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit.
Kjo shihet pjesërisht si rezultat i eksperimenteve jo-etike të zhvilluara me afrikano-amerikanë në shekullin XX, “një trashëgimi e akteve të paligjshme, të pamoralshme që sot kanë lënë pas mosbesimin,” thotë shkencëtarja Schoch-Spana, duke shtuar se ky mosbesim shtohet nga diskriminimi me të cilin ndeshet ky komunitet në sistemin shëndetësor.
Zyrtarët e shëndetësisë po komunikojnë me organizatat jofitimprurëse në komunitete, me kisha, grupe aktiviste lokale, madje edhe me sallonet e bukurisë e berberët e lagjes për t’i nxitur të mbështesin fushatën për vaksinim.
"Banorët mblidhen në këto qendra e biznese e diskutojnë, madje marrin vendime për shëndetin,” thotë zonja Schoch-Spana.
Me afrimin e vjeshtës afron edhe sezoni i gripit. Zyrtarët po përpiqen të zgjerojnë vaksinimin kundër gripit. Siç shprehet zoti Tan, synimi është të eliminohet gripi nga ekuacioni, pasi kombinimi i gripit me COVID-19 do ta stresonte tej mase sistemin shëndetësor.
"Kemi vënë në funksionim infrastrukturë dhe sisteme shumë të mira, që funksionojnë, megjithatë ato nuk po funksionojnë si duhet. Komunitetet me ngjyrë vaksinohen në përqindje më të ulta kundër gripit se grupet e tjera. Nëse përmirësohet situata e vaksinimit kundër gripit, do të ketë shanse më të mira edhe lufta kundër COVID-19” thotë shkencëtari.
Përse nuk funksionojnë fushatat e informimit?
Komunikimi direkt me anëtarë të komuniteteve që gëzojnë respektin e banorëve përgjithësisht është metodë më e efektshme se sa fushatat e informimit që përpiqen të rrisin besimin e popullatës tek vaksinat, apo që përpiqen t’i nxisin njerëzit të tregohen më të kujdesshëm për hir të të tjerëve që janë të rrezikuar, thotë Noel Brewer, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.
"Duket qartë në analiza se metodat e bindjes së popullatës nuk kanë rezultat të mirë në rastin e vaksinave,” thotë ai. Zoti Brewer është bashkautor i një raporti mbi rezistencën ndaj vaksinave.
"Më të efektshme për shtimin e ritmeve të vaksinimit janë sistemet që zbatohen me lehtësi, tek të cilat kanë qasje sa më shumë njerëz”.
Këtu përfshihen vaksinimi në pika të pazakonta, si në kisha, qendra të komunitetit, apo klinika ambulante, thotë zonja Schoch-Spana.
"Nuk mjafton thjesht të shkosh në farmaci dhe të vaksinosh njerëzit. Duhet të shkosh në pika ku njerëzit ndjehen më të çlirët, më të sigurtë, në vende të njohura për ta”.
Pasi të identifikohet vaksina kundër COVID-19, sasitë fillestare do të jenë të pamjaftueshme për të gjithë.
“Fillimisht do të jetë e nevojshme të merret vendimi se kush do të vaksinohet me sasitë e para. Këtu nuk flitet thjesht për llogaritje tenike, por edhe për një analizë bazuar në vlerat sociale,” thotë zonja Schoch-Spana.
Në klimën aktuale politike, këto vendime duhet të merren me transparencë dhe përgjegjshmëri, thotë ajo. “Sistemet duhet të krijohen në një formë të drejtë, në një mënyrë që popullata e kupton se janë sisteme të drejta”.
Një fushatë e suksesshme do të ketë më shumë përfitime se sa thjesht luftën kundër koronavirusit:
"Nëse realizohet mirë fushata e vaksinimit, nuk do të shërbejë thjesht për të mbrojtur shëndetin e popullatës, por do të rikthejë edhe besimin e njerëzve tek autoritetet, strukturat e shëndetit publik dhe shkenca që prodhon vaksina,” thotë ajo./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38