Flash News

KRYESORE

“Një vend në ferr për mbështetësit e “Brexit”, Downing Street: Tusk të mendohet para se të flasë

“Një vend në ferr për mbështetësit e

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh sot se duhet të ketë një vend të veçantë në ferr për ata që projektuan Brexit.

“I takon Donald Tusk për të vlerësuar nëse gjuha e përdorur është e dobishme. Ai duhet të mendohet para se të flasë”, theksoi zëdhënësi i Downing Street, duke iu përgjigjur ftohtë deklaratës së presidentit të Këshillit Europian.

”Referendumi mbi Brexit ishte ushtrimi më i madh i demokracisë në historinë e këtij vendi. Njerëzit votuan për të lënë BE-në dhe qëllimi është të shkojmë në një marrëveshje, në mënyrën më të mirë të mundshme për të dyja palët, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian”, shprehet zëdhënësi i Downing Street.

Të fundit